×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Borrell do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në New York

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të presë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor në New York, gjatë javës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Kjo drekë pune është pjesë e një tradite të përvitshme, ku gjashtë liderët nga rajoni takohen për të diskutuar mbi zhvillimet dhe përparimin në agjendën e reformave të tyre.

    “Të mërkurën, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të presë gjashtë liderët nga Ballkani Perëndimor për një drekë tradicionale pune”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq kujtojmë se edhe presidentja  Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, priti në një takim liderët e Ballkanit Perëndimor.

    Në New York është duke qëndruar edhe presidentja Vjosa Osmani, ku do të përfaqësojë Kosovën në takimet e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara./Dukagjini/

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Numri i refugjatëve që jetojnë në Gjermani ka arritur një nivel të ri prej 3.48 milionë vetësh. Pak më shumë se një...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për Komitete në LVV, si...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....
    Lajme20 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në...
    Lajme20 Shtator 2024
    Pesë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga AAK do të jenë kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare në vitin 2025. Ardian Gjini, Smajl...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.