“Megjithëse pandemia nuk ka mbaruar, besojmë se mund të rikthejmë në mënyrë të sigurt fëmijët në shkollë”, u shpreh Johnson, transmeton G.SH.
Megjithatë, këshilltarët e ekipeve të shëndetit publik kanë shqetësime për hapjen e shkollave, dhe sipas tyre mund të shihet e nevojshme që hera herës ato të mbyllen në rast se shfaqen raste të reja.
Ndërsa,komisioneri i fëmijëve për Anglinë Anne Longfield bëri thirrje që nxënësit dhe mësuesit të jenë në gjendje të testohen çdo javë edhe nëse nuk kanë simptoma COVID-19.