×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Boris Johnson: Do të ishte një katastrofë nëse Putini do të fitonte luftën

    FrontOnline
    18 Qershor 2022

    Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse në rajonin e Donbasit. Komentet Johnson i bëri pas kthimit nga një vizitë e papritur në Kiev.

    Po sot ushtria ukrainase njoftoi se operacionet ushtarake ruse janë përqendruar pikërisht në qytetet e rajonit të Donbasit, ndërsa vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës civile. Ndërkaq, Presidenti Zelenskyy u shfaq në video duke vizituar qytetin Mykolaiv dhe duke dekoruar ushtarët ukrainas në frontin jugor të luftës.

    Duke folur me gazetarët pas kthimit nga një vizitë e paparalajmëruar në Kiev, Kryeministri britanik Boris Johnson tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e kapur nga Rusia.

    “Do të ishte një katastrofë nëse Putini fiton. Do të ishte një katastrofë nëse do të siguronte lidhjen tokësore me qytetet që ka kapur në jug, për të mbajtur rajonin Donbas. Kjo është çfarë ai dëshiron. Ai do që të jetë në gjendje të thotë se: Kemi Melitopolin, Berdyanskin, Mariupolin dhe të gjithë brezin jugor. Kemi Khersonin dhe së shpejti të gjithë Donbasin. Kjo është çfarë ai do të dëshironte më së shumti. Një konflikt të ngrirë, një armëpushim, siç ndodhi në 2014-ën. Për të, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe do t’i krijonte ankth Britanisë dhe qeverive në mbarë botën. Do të ishte shkatërrimtare, pasi do të kishim një situatë ku Putini do të konsolidonte avantazhin dhe do të fillonte një tjetër sulm”, tha kryeministri britanik.

    Ndërkaq Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte vizituar ushtarët në vijën e frontit jugor në rajonin Mykolaiv, por pa dhënë detaje se kur.

    Mykolaivi ishte ndër zonat ku forcat ruse mbërritën fillimisht në muajin mars, por të cilat u zmbrapsën drejt pjesëve lindore dhe jugore, ku luftimet vazhdojnë.

    Ushtria ukrainase konfirmoi të shtunën se forcat ruse po i përqëndrojnë përpjekjet në qytetet Sievierodonetsk dhe Bakhmut. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shtupun, tha se përpjekjet e forcave ruse për të përmirësuar pozicionin taktik nuk kishin qenë të suksesshme, ndërsa vazhdojnë të godasin infrastrukturën civile.

    “Armiku vazhdon të pësojë humbje në njerëz dhe paisje. Sipas informacionit të ditëve të fundit, njësitë mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan të paktën 30 njësi të ndryshme me paisje dhe armatime”, tha zoti Shtupun.

    Rusia thotë se ka marrë gati gjysmën e Donjetskut dhe pothuajse të gjithë rajonin Luhansk, dy pjesët përbërëse të Donbasit.

    Qyteti Sievierodonetsk dhe fshatrat përreth përbëjnë xhepin e fundit të rezistencës ukrainase në rajonin Luhansk.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë Publike, Liz Allen, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Klinë. Allen tha se Shtetet...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative, ka takuar sot...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ka takuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, duke thënë se dikush që është i njohur për publikun,...
    Lajme18 Maj 2024
    Behgjet Pacolli nga AKR-ja thotë për “Front Online” se ky subjekt politik është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme që mbahen në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.