×
  • Lajme
  • Lajme

    Borell uron Osmanin: Me formimin e institucioneve të reja, Kosova të përqëndrohet në dialog

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në krye të presidencës së Kosovës.

    Pas kësaj, Borell deklaroi se me institucionet e reja të zgjedhura, Kosova tani mund të përqendrohet fuqimisht në dialog me Serbinë.

    “Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen si Presidente e Kosovës. Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Me institucionet e reja në vend, Kosova mund të përqendrohet për vendosshmëri në reformat e nevojshme dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

    Duhet përkujtuar që Vjosa Osmani u zgjodh mbrëmë Presidente e Kosovës me 71 vota pro dhe 11 abstenime.

    Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit shfaqi një sërë diskutimesh brenda politikës kosovare.

    Pavarësisht “dramës” së krijuar në këtë aspekt, Osmani arriti që mbrëmë të ketë shumicën e votave të nevojshme për t’u emëruar si Presidente e Kosovës.

    Në sallën e Kuvendit të Kosovës të pranishëm ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të LDK-së dhe deputetja e AAK-së Albena Reshitaj.

    Edhe pse qëndruan në sallë, ishin tre deputetët e LDK-së që zgjodhën që të mos marrin pjesë në votim.

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ish-ministri Agim Veliu dhe ish zv/kryeministri Driton Selmanaj zgjodhën që qëndrimin e tyre për të mos votuar Osmanin ta mbajnë deri në fund.

    Pavarësisht kësaj për zgjedhjen e presidentit të ri votoi edhe Albena Reshitaj, e cila doli edhe kundër vendimit të partisë së cilës i takon për të mos qenë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

    Por padyshim se befasia e mbrëmjes ishin dy deputetët e komuniteteve Fadil Gashi dhe Adem Hoxha si dhe ish-deputetja e PDK-së, Adelina Grainca e cila mbrëmë edhe zyrtarisht kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje dhe që të tre bashkë mundësuan përmbushjen e kuorumit të nevojshëm në sallë dhe zhvillimin e seancës në mënyrë të rregullt.

    Kësisoj nga mbrëmë Kosova ka presidenten e re të vendit për një mandat pesë vjeçar.

    Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit mori mbi 300 mijë vota në të kaluarën pati disa poste drejtuese, por edhe ishte një nga politikanet më të zëshme në vend.

    Osmani do të jetë në krye të presidencës, të cilën në mandatin e kaluar e drejtoi Hashim Thaçi, i cili tash e sa muaj po vazhdon të mbahet në Hagë në një proces gjyqësor në kuadër të Gjykatës Speciale.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Autoritetet e Serbisë sot e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë. Sipas informacioneve të para,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, ka thënë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë. Në televizionin “Aplus” të Malit të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Olimpiada Matematike për Vajza (EGMO 2025) për herë të parë do të mbahet në Kosovë. E për këtë, ministrja e Arsimit, Arbërie...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët e dijnë se të vetmen rritje të pagave...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se letra e Gjeneralit Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, lidhur me shqetësimet...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit për postimin që bëri lidhur me...
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan dhe Korçë ka pezulluar nga detyra katër zyrtarë të policisë së Peqinit. Kjo masë është marrë...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka reaguar pas problemeve në FSK me ushqimin e ushtarëve. Bytyqi përmes një...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Admirali i Marinës së ShBA-së Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli – e cila mbikëqyr...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.