×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Borell rrëfen tensionet e takimit Hoti-Vuçiq: S’ishin diskutime të lehta, pati mospjatime

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Se diskutimet e takimit të 16 korrikut në mes të Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiqit në Bruksel nuk kanë qenë të lehta, e thotë edhe nikoqiri, Josep Borell.

    Një gjë të tillë Borell e ka thënë në një shkrim në të cilin ka rrëfyer për atmosferën brenda takimit Kosovë-Serbi në Bruksel.

    “Ne kemi shpenzuar të gjithë pasditen dhe orët e para të mbrëmjes në diskutime intensive me të dy partnerët. Këto nuk kanë qenë diskutime të lehta. Temat si personat e humbur dhe të zhvendosur janë tejet çështje emocionale dhe janë pjesë thelbësore e pajtimit”, thotë Borell, raporton Gazeta Express.

    Ai ka treguar se gjithashtu në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

    “Kjo për mua është e ardhmja e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ata i përkasin të njëjtit rajon dhe janë duke rrugëtuar drejt të njëjtit destinacion -Evropës”, ka shtuar tutje Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell.

    Ai thotë se në të ardhmen, njerëzit, kapitali dhe mallrat duhet të lëvizin lirshëm.

    “Ata duhet të punojnë gjithashtu për zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së tyre. Kjo është për përfitimin e dyanshëm dhe BE ka bërë mjaft përpjekje për të vendosur një kornizë për një bashkëpunim të tillë”, thekson spanjolli, raporton Gazeta Express.

    Ndërmjetësuesi i negociatave thotë se puna e BE’së me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin vetëm sa ka filluar.

    Në shkrim e sipër Borell gjithashtu ka treguar se në mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë ka pasur mospajtime, megjithatë thotë se është i impresionuar nga fakti se të dy palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar dialogun.

    “Ne iu kërkuam atyre që të dërgojnë ekipet e tyre në javën e ardhshme, kështu s’do të humbim kohë”, ka treguar Borell.

    Ai ka treguar gjithashtu se në shtator do të jetë takimi i radhës Hoti-Vuçiq në Bruksel.

    “Mezi pres të punoj me ta dhe jam shumë i lumtur që mund të mbështetemi në përvojën e gjatë diplomatike të Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak për këtë detyrë të ndërlikuar. Kemi shumë për të arritur së bashku për të mirën e Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, shprehet Borell

    Përfaqësuesi i Lartë i BE’së gjithashtu ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për mbështetjen e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duke organizuar Samitin e Parisit.

    “Ata i dhanë shtysën e fundit procesit për të nisur përsëri, faleminderit!”, shprehet Borell.

    Ndër të tjera ai thotë se e ka bërë të ditur qysh në fillim që dialogu Kosovë-Serbi dhe Ballkani Perëndimor do të jenë prej prioriteteve kryesore të tij.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të...
    Lajme21 Gusht 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale...
    Lajme21 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka lëshuar një reagim politik ndaj kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit, duke e...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Me 2 vota kundër e 7 abstenime nuk ka kaluar rekomandimi i Komisionit për Certifikimin e Partive Politike lidhur me certfikimin e...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Një valë e pazakontë detare ka goditur sot Plazhin e Madh të Ulqinit, duke shkaktuar përmbytje të pjesshme në disa nga plazhet...
    Lajme21 Gusht 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas moscertfikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Bajrami...
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës –...
    Lajme21 Gusht 2025
    Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka sulmuar shoqërinë civile. “Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.