×
  • Lajme
  • Lajme

    Borell para largimit nga posti: Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    Shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borell, vlerësoi se gjatë mandatit të tij është bërë shumë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se përparimi në dialog kërkon guxim, vizion dhe vullnet politik të liderëve të të dyja palëve.

    Ai në një tekst autorial të publikuar në portalin EEAS, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është në qendër të përfshirjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor.

    “Është e nevojshme të zhbllokohet e ardhmja evropiane për të dyja palët dhe të forcohet siguria dhe stabiliteti në rajon”, tha ai.

    Borrell theksoi se në kuadër të dialogut është bërë shumë gjatë viteve të fundit dhe shtoi se procesi mund të përparojë vetëm aq sa të jenë të gatshme të dyja palët.

    “Ndërmjetësimi i BE-së nuk mund të sjellë normalizim më të madh sesa dëshirojnë Kosova dhe Serbia. Pas disa muajsh njerëz të ndryshëm do të jenë në krye të kësaj teme në Bruksel, por pritjet e BE-së dhe vendeve anëtare nuk do të ndryshojnë. Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken”, tha Borrell.

    Si arritjen më të rëndësishme gjatë mandatit, Borrell përmendi marrëveshjen në Ohër dhe Aneksin për zbatimin e saj 2023, teksa shtoi se Kosova dhe Serbia mbajnë përgjegjësi për mos përmbushjen e asaj që premtuan më shumë se një vit më parë.

    Sipas tij, dialogu solli përmirësime në jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi duke paralajmëruar se takimet e reja mes palëve në procesin e dialogut do të vazhdojnë.

    Ndryshe, Borrell do të largohet nga pozita e tij pas përfundimit të mandatit, ndërkohë që në vend të tij në samitin e mbajtur të enjten në Bruksel pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, u shpallën emrat që do të udhëheqin BE-në për pesë vjetët e ardhshëm.

    Liderët e BE-së zgjodhën Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen presidente të Komisionit Evropian dhe kryeministren e Estonisë në largim Kaja Kallas përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

    Kallas, e cila do të shërbejë si përfaqësuese e lartë e BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë për pesë vjet, është gjithashtu kryeministrja e parë femër e Estonisë.

    Vajza e ish-kryeministrit të Estonisë dhe komisionarit të BE-së, Siim Kallas, vendosi të ndiqte hapat e babait të saj duke lënë punën e saj si avokate dhe hyri në Parlamentin e Estonisë në vitin 2011 si anëtare e Partisë Reforma liberale. Ajo shërbeu në PE nga 2014 deri në 2018.

    Kallas, përfaqësuesja e re e lartë e BE-së, është politikania e parë e Evropës Lindore që mban këtë post. Ajo do të jetë gjithashtu politikania e parë estoneze që do të mbajë një pozicion të lartë në administratën e BE-së. Ajo do të shërbejë gjithashtu si zëvendëspresidente e Komisionit Evropian.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e priti sot në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në...
    Lajme02 Korrik 2024
    Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar gati 1 mijë euro për furnizim me perde dhe tepih. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare...
    Lajme02 Korrik 2024
    Arbër Rexha i Lëvizjes “Vetëvendosje” thotë se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca se në Serbi po përgatiten për sulm në Kosovë është e...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur i kënaqur që e ka vizituar sot Poloninë me ftesë të presidentin polak, Andrzej Duda....
    Ekonomi02 Korrik 2024
    Ministria e Ekonomisë (ME) njofton se planifikon të zhvillojë tenderët e parë në Kosovë për energji prej erës, për një kapacitet total...
    Lajme02 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë i ftuari i radhës në Periskopi nga ku ka kritikuar Qeverinë e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, shkëlqesinë e...
    Sport02 Korrik 2024
    Holanda ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Rumanisë në 1/8 e finales në Euro 2024. Ishte Cody Gakpo i cili realizoi...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    E djathta e vijës së ashpër në Francë nuk ka qenë kurrë më afër pushtetit pasi fitoi raundin e parë të zgjedhjeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.