×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i RTK-së, këta janë emrat e kandidatëve

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Komisioni Ad-hock për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për RTK-në ka përzgjedhur 18 kandidatë të cilët do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës.

    FOL në një postim në Facebook thekson se Komisioni Ad-Hock për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për RTK-në ka përfunduar tashmë intervistimin e 91 kandidatëve nga 132 kandidatë sa kishin aplikuar.

    “Ky ishte ndër proceset më të mëdha sa i përket rekrutimit që Kuvendi i Kosovës ishte marrë deri më tani, për shkak të numrit të madh të kandidatëve që kishin aplikuar.

    Nga monitorimi ynë del se ky proces ka shkuar korrekt dhe të gjithë anëtarët e Komisionit kanë treguar bashkëpunim me shoqërinë civile”, thuhet në njoftimin e FOL-it.

    Gjithashtu thuhet se “vlen të theksohet transparenca e tërë këtij procesi, duke bërë që edhe poentomi i kandidatëve të bëhet në prezencë të monitoruesve të shoqërisë civile.

    FOL ka mirëpritur që Komisioni Ad-Hock ka vendosur që të respektohet Ligji për Barazi Gjinore në këtë proces, duke dërguar në Kuvend për votim një listë me përbërje të barabartë me kandidatët gra dhe burra”.

    Në listën e ngushtë që shkon në Kuvend, janë 16 kandidatë shqiptar, prej të cilëve 8 gra dhe 8 burra dhe 2 kandidatë (një burrë dhe një grua) nga komuniteti serb.

    Lista me 18 kandidatët që do të shkojnë në Kuvend për votim.

    1. Driton Hetemi 847 pikë
    2. Besnik Boletini 812 pikë
    3. Safet Kabashaj 797 pikë
    4. Ejup Gojnovci 792 pikë
    5. Bekim Selo 768 pikë
    6. Ismet Sijarina 749 pikë
    7. Fatime Lumi Qehaja 734 pikë
    8. Petrit Qollaku 734 pikë
    9. Arta Berisha 726 pikë
    10. Enis Halimi 726 pikë
    11. Albulena Mehmeti 724 pikë
    12. Jehona Ademaj Sejdiu 704 pikë
    13. Shukrije Rama 684 pikë
    14. Mejreme Krasniqi Sadiku 683 pikë
    15. Mihane Nertile Salihu Bala 668 pikë
    16. Arta Pllana 670 pikë
    17. Nelica Veljkovic 677 pikë
    18. Mihailo Scepanovic 735 pikë

    FOL i bënë thirrje deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që gjatë votimit të kandidatëve të respektohet Ligji për Barazi Gjinore, si rrjedhojë Bordi i RTK-së të ketë përfaqësim të barabartë gjinor.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Elezi: 9440 kërkesa janë pranuar nga diaspora Më 29 gusht 2024  është hapur aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovë për zgjedhjet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimin...
    Vip22 Tetor 2024
    Sara Hoxha, partnerja prej kohësh e reperit të njohur Ledri Vula, ka pranuar publikisht ndarjen nga artisti. Lajmi ka qarkulluar prej disa...
    Lajme22 Tetor 2024
    Zyrtari gjerman, Milan Nic, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ka folur së fundmi për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndër të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  është simbol i lirisë,  krenari dhe identitet...
    Lajme22 Tetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje të keqe...
    Sport22 Tetor 2024
    Real Madrid ka realizuar një kthesë spektakolare ndaj Borussia Dortmund, duke fituar me rezultat 5-2 në ndeshjen e së martës në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.