×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bolton: Raporti Trump-Merkel, më i vështiri

    FrontOnline
    18 Korrik 2020

    Si njërin prej raporteve më të zorshme e ka quajtur ish-këshilltari i Trumpit për Siguri Shtetërore, John Bolton raportin e të parit të SHBA-së me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

    Në një intervistë për revistën gjermane, “Der Spiegel”, Boltoni ka thënë se presidenti i SHBA-së e ka vështirësi të komunikojë me në përgjithësi me lideret.

    “Por me Merkelin, është disi e komplikuar – babai i presidentit ishte gjerman, kështu që mund ky mund të jetë faktor. Por ka pasur edhe arsye politike. Raportet SHBA-BE kanë qenë burim i madh kundërthëniesh midis SHBA-së dhe Gjermanisë. Në këtë mes hyn edhe mbështetja për NATO-n dhe marrëveshja që çdo shtet anëtar do t’i shpenzojë dy për qind të GDP-së për mbrojtje, gjë me të cilën Gjermania ka mbetur prapa”, i ka thënë ai revistës.

    Boltoni po ashtu ka thënë se komentatorët politikë si në SHBA, ashtu edhe Evropë, po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta kuptuar Trumpin apo për ta definuar doktrinën Trump. “Mos humbisni kohë! S’ka doktrinë Trump”, ka porositur ai, duke shtuar se presidenti i SHBA-së mund ta marrë një vendim në mëngjes e krejt tjetër pasdite, pasi që në rend të parë është i interesuar në rizgjedhje.

    Boltoni po ashtu e ka komentuar fotografinë e famshme, në të cilën Merkeli duket sikur e qorton Trumpin.

    “Nuk ishte moment i rehatshëm. Me sa e kujtoj, nuk ishte kancelarja Merkel ajo që fliste me Trumpin në atë çast, mendoj se ishte presidenti Macron. Por, ai është vetëm detaj i së shkuarës. Për mua, dëshmon dy gjëra. Së pari, arsyen se përse nuk më pëlqejnë këto komunikata në takimet e G7-tës dhe G20-tës. Së dyti, në këtë rast, duke e futur Trumpin në qoshe, ai reagoi keq. Jo shumë pasi u shkrep kjo fotografi, Trumpi e tërhoqi përkrahjen për komunikatë”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.