×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci: Do ta shtyjmë përpara Projektligjin kundër dhunës në familje

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë se gjatë kësaj legjislature do të shtyjnë përpara Projektligjin kundër dhunës në familje dhe atë për peticione.

    Bogujevci në një  shtoi se duhet të rishikohen edhe projektligjet tjera karshi konventës së Stambollit.

    “Është projektligji kundër dhunës në familje që është projektligj tepër i rëndësishëm dhe duhet të shtyhet përpara sidomos tani që e kemi konventën e Stambollit përbrenda Kushtetutës së Kosovës dhe jo vetëm ligji kundër dhunës në familje por edhe ligje të tjera që duhet t’i rishikojnë karshi konventës”.

    “Kemi edhe projektligjin për peticione që është kthyer në pikën e parë që duhet të procedojmë. Jemi komision që thirremi sa i përket peticioneve dhe ende nuk kemi një ligj që e rregullon këtë pjesë. Natyrisht çështja e personave të pagjetur është temë shumë e rëndësishme, por ka edhe tema të tjera”, shtoi Bogujevci, për EO.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, tha se është shqetësuese numri i raportimeve të dhunës në familje dhe për këtë është shumë e rëndësishme të procedohet me ligjin.

    Ajo theksoi se ka shumë problematika të mëdha në vendin tonë, andaj edhe duhet kushtuar rëndësi projektligjit të dhunës në familje dhe çështjen e mbrojtjes së fëmijëve.

    “Kemi shumë problematika të mëdha në vendin tonë. Është shqetësuese që në baza ditore kemi raportim të dhunës në familje dhe mendoj se duhet t’i kushtojmë rëndësi dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme të procedojmë me projektligj sa më shpejt që është e mundshme”.

    “Çështja e mbrojtjes së fëmijëve. Po besoj që përmes komisionit që shumë gjëra do ti shtyjmë përpara”, tha ajo.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.