Blerim Vela, është emëruar shef i stafit të presidentes, Vjosa Osmani.
Kjo u bë e ditur nga vetë Osmani, përmes një komunikate për media.
Osmani ka shpalosur edhe biografinë e Velës, i cili ka qenë prezent nëpër studio televizive, sidomos për çështje të sondazheve zgjedhore.
Njoftimi i plotë:
Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës.
Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.
Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane.
Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.
Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase.

Të tjera
-
21:59 | 21 Prill 2021
-
21:58 | 21 Prill 2021
-
21:49 | 21 Prill 2021
-
21:38 | 21 Prill 2021
-
21:37 | 21 Prill 2021
-
21:28 | 21 Prill 2021
-
21:16 | 21 Prill 2021
-
21:05 | 21 Prill 2021
-
20:50 | 21 Prill 2021
-
20:44 | 21 Prill 2021
-
20:38 | 21 Prill 2021
-
20:35 | 21 Prill 2021