×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Blegtoria shqiptare po shuhet! Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë

    FrontOnline
    22 Qershor 2024

    Blegtoria po shuhet. Vetëm vitin e fundit, numri i gjedhëve është pakësuar me 35 mijë. Nga 298 mijë lopë apo mëshqerra, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i tyre u tkurr në vetëm 263 mijë fund-vitin e shkuar. Edhe më e fortë rezulton rënie nëse shifrat krahasohen me vitin 2019.

    “Blegtoria te ne është thuajse inekzistente, e braktisur e ndaj nga viti në vit po kemi tkurrje të numrit të bagëtive në gjithë territorin e vendit. Shikojmë që kur vjen puna edhe te skemat incentivuese ato janë të pamjaftueshme”, shprehet.

    Mbështetja e ulët për shkak të fondeve të cunguara është arsye që konfirmohet edhe nga vetë fermerët.

    “Sigurisht që po të kemi subvencione edhe ne do shtojmë gjedhët. Por te ne po ndodh e kundërta. Çdo që po vjen duke u tkurrur”, tha Mariglen Ziu, fermer.

    Si pasojë e tkurrjes së numrit të gjedhëve, në një kohë që shqiptarët konsumatorët po përballen me çmime të larta të bulmetit, vitin e shkuar u prodhuan gati 70 mijë tonë qumësht më pak. Ndërkohë krahasuar me vitin 3021, sasia e qumështit të prodhuar është tkurrur me mbi 112 mijë tonë.

    “Sigurisht që ne jemi të ndikuar nga çmimet globale, por fakti që kemi varësi kaq të lartë nga importi na bën ne më të ekspozuar nga rritja e çmimeve. Në fund e vuajnë konsumatorët”, tha Esmeralda Ballesha, eksperte e sektorit bujqësor e blegtoral.

    Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjithsej vitin e shkuar në vend pati rreth 2.3 milionë bagëti e shpendë. Pjesa më e madhe e tyre, 42 për qind rezultojnë gjedhë, ndjekur nga të imtat, shpendët, një-thundrakët e derrat./A2 CNN

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Qershor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi është shprehur e zhgënjyer me anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili financohet nga Bashkimi...
    Bota/Rajoni27 Qershor 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në pritjen me rastin e Ditës së Pavarësisë të SHBA-së. Në fjalën e tij...
    Bota/Rajoni27 Qershor 2024
    Një dron nënujor po përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në vëzhgimin e brezit të madh koralor të Australisë që po zbardhet...
    Të tjera
    Sport27 Qershor 2024
    Kampioni i Malit të Zi në futboll, Deçiq nga Tuzi, ka vendosur të bëjë një ndryshim rrënjësor pas fitimit të titullit kampion...
    Lajme27 Qershor 2024
    Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit -Pejë, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë, ku së bashku...
    Lajme27 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një instruktor të autoshkollës në Pejë pasi të njëjtin e ka kapur duke pranuar 500 euro për...
    Lajme27 Qershor 2024
    Kryeministri Kurti ka pritur në zyrën e tij profesorin Daniel Serwer, ndaj të cilit tha se është mirënjohës për “këshillat e mençura”....
    Lajme27 Qershor 2024
    Një ditë pas dështimit të takimit në Bruksel midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri për Komunitete dhe...
    Lajme27 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurit, e ka vizituar komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk, pas vërshimeve të djeshme. Kurti tha se vërshimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.