×
  • Lajme
  • Lajme

    Blakaj drejtues i ri i AAK-së në Istog në vend të Bekë Berishës, Haradinaj e nominon edhe për kryetar komune

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kanë mbajtur sot Kuvendin e degës së partisë në Istog prej ku edhe kanë zgjedhur kryetar të degës, Ukë Blakajn.

    Blakaj ka zëvendësuar në këtë pozitë deputetin Bekë Berisha dhe në të njëjtën kohë është nominuar edhe kandidat për kryetar të Komunës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Haradinaj në njoftim ka thënë se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me AAK-në në Qeveri, Istogu do të bëhet pikënisje e Autostradës së Dukagjinit..

    Postimi i plotë i Haradinajt:  

    Në Kuvendin e degës së Aleancës në Istog dhe në hapjen e selisë së re të degës, një qytet me të cilin kam lidhje të thella emocionale që nga lufta për liri.

    Rezultat i këtij kuvendi, është zgjedhja e kryetarit të ri të degës së Istogut, z. Ukë Blakaj, një afarist i suksesshëm nga diaspora. Këtë detyrë deri sot me shumë sukses e kreu Bekë Berisha, aktualisht deputet, i cili angazhimin e tij për vendin do ta vazhdojë nga pozicione të tjera partiake dhe parlamentare.

    Angazhimi ynë për të sjellë përvojë dhe energji të reja në radhët tona është i vazhdueshëm. Ukë Blakaj gjithashtu është nominuar si kandidat për kryetar të Komunës së Istogut dhe ka marrë miratimin për të garuar edhe për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Pas 9 shkurtit, me Aleancën në qeveri, Istogu do të shndërrohet në pikënisjen e Autostradës së Dukagjinit, një projekt madhështor që do ta lidhë me Prizrenin. Kjo do të hapë mundësi të reja zhvillimi për të gjithë rajonin.

    Së bashku, jemi të vendosur ta shndërrojmë Istogun dhe mbarë Kosovën në një destinacion tërheqës për investime, me ekonomi të zhvilluar dhe të integruar plotësisht në NATO e BE.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia bën të ditur se për rastin ishte njoftuar rreth orës 12:20, të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiut. Të...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloomberg” ka folur për kritikat ndërkombëtare që ka marrë rreth veprimeve në Veri dhe...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Për t’u kthyer në dialog, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për...
    Lajme04 Tetor 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në organizimin për politikë dhe siguri në Evropën...
    Lajme04 Tetor 2024
    Partitë opozitare kanë pasur kritika në adresë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tyre, përkundër rritjes së buxhetit për barna esenciale,...
    Lajme04 Tetor 2024
    Muaji tetor, i njohur si muaji rozë, shënon një periudhë të rëndësishme për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Ky muaj na fton...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Të paktën 15 persona humbën jetën gjatë natës dhe mëngjesit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas informacioneve të konfirmuara deri më...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2024
    Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë përmbytur zona të tëra në Ballkanin Përendimor, nuk e kanë kursyer as Shqipërinë. Rrugët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.