×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biznesmeni i lidhur me Kremlin zotohet se do ta ‘shkatërrojë’ liderin e opozitës ruse Alexei Navalny

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin është zotuar se do ta shkatërrojë liderin e opozitës ruse Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital të Berlinit, pas pretendimeve për helmim që i është bërë ditë më parë.

    I njohur si “kuzhinieri i Vladimir Putinit”, sipas njoftimit të kompanisë Concord duke cituar Prigozhinin, thuhet se ai synon të zbatoj një vendim gjykate të vitit të kaluar që Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij duhet t’i paguajnë atij pothuajse 1.2 milion dollarë.

    “Unë kam ndërmend që ta zhvesh këtë grup të njerëzve të paskrupullt. Nëse shoku Navalny godet kovën, personalisht nuk kam ndërmend ta ndjek penalisht në këtë botë”, ka thënë ai, shkruan Moscow Times, përcjell Telegrafi.

    Një gjykatë në muajin tetor 2019, mori vendim që Navalny, bashkëpunëtori i tij Lyubov Sobol dhe Fondacioni Kundër Korrupsionit që ai themeloi, duhet të paguajnë 1.2 milionë dollarë për kompaninë Moskovsky Shkolnik.

    Sipas raportimit të medieve, kjo kompani është e lidhur me Prigozhinin, por që ai deri më tani e ka mohuar këtë lidhje.

    Biznesi i tij zyrtar i Yevgeny Prigozhin është një konsorcium i gjerë hotelerie që ofron ushqime për miliona ushtarë rusë, policë, prokurorë, pacientë në spital dhe nxënës në shkolla në këmbim të pagesave të majme të financuara nga taksapaguesit rusë, e që në vitin 2011 u vlerësuan të janë të paktën 3 miliardë dollarë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ka nisur Samiti Politik Europian. I pari që mori fjalën është kryeministri Edi Rama. “Evropa është udhëtim dhe udhëtimi është bërë i...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Kryeministrja italiane Giorga Meloni ka arritur në Tiranën fqinje për samitin e Komunitetit Politik Europian. Ndryshe nga të gjithë liderët tjerë, nikoqiri...
    Lajme16 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se rruga europiane e Kosovës ka stagnuar, pasi para dy ditësh Kosova...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, teksa Tirana pret sot...
    Lajme16 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër presidentin rus Vladimir Putin për mungesën e tij në bisedimet për paqe mes Rusisë dhe...
    Lajme16 Maj 2025
    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se është...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka folur për tryezën që do të udhëheqë ajo bashkë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot në samitin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.