
Aplikimi i Pakos Emergjente ka nxjerr në pah edhe keqpërdorime.
Në medie është raportuar për raste të ndryshme kur bizneset e kanë keqpërdorur Pakon Emergjente, duke aplikuar disa herë për të përfituar nga ajo.
E për këto biznese, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për Front Online, tha se kanë paraparë masa ndëshkuese siç është kthimi i të hollave të
dhëna.
“Është mirë me kuptu gjithë, mos me keqpërdorë këtë situatë sepse ne nuk jemi duke prodhuar me shumë të hyra e as nuk kemi politike monetare. Ne me këtë kapacitet fiskal, duhet t`i mbulojmë edhe këto obligimet e reja dhe duhet ta ruajmë stabilitetin në financat publike. Nuk është mirë askush me mashtru, sepse mashtrimi sjellë konsekuenca për ta. Ne do t`i aktivizojme komplet inspektoriatin tatitmor dhe inspektoret e tjerë, masa e parë është kthimi i mjeteve, masa e dytë shohim pastaj me veprime administrative që do të jenë me këto kompani”, u shpreh ai për Front Online.
Implementimi i Ligjit të Pagave përcillet me rishikim të buxhetit