×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bizneset në gjendje të vështirë, mbështetja e shtetit e vonuar dhe e varfër

    FrontOnline
    01 Prill 2021

     Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka publikuar sot një hulumtim që ka realizuar në terren për ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin privat, në rënien e qarkullimit të bizneseve dhe në mbylljen e shumë prej tyre.

    Në këtë hulumtim thuhet se nga dëmet e shkaktuara nga COVID-19, gjendja e bizneseve është e vështirë dhe rezulton se bizneset kanë pësuar humbje gjatë gjithë kësaj kohe.

    Në konferencën për me temën “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuar nga COVID-19”, Fjolla Smaili, zëdhënëse e OAK-ut tha se sektorët më të prekur në pandemi janë gastronomia, sektori i prodhimit dhe ndërtimit, derisa farmacitë dhe marketet kanë pasur fitim në pandemi.

    “Nga të dhënat e mbledhura në terren ka rezultuar se gjendja e biznese është jashtëzakonisht e vështirë. Sipas rezultateve të përgjithshme, të cilat i kemi grumbulluar rezulton se në përgjithësi bizneset kanë pësuar humbje gjatë gjithë kësaj kohe. Përderisa sektorët më të prekur rezultuan të ishin gastronomia, prodhimtaria dhe ndërtimi, përderisa sektorët të cilët përfituan më së tepërmi gjatë gjithë kësaj kohe rezultojnë të jenë farmacitë dhe marketet ushqimore. Në përgjithësi të anketuarit deklaruan se kanë reduktuar numrin e punëtorëve nga 1 deri në 5 punëtorë, përderisa rritja e numrit të punëtorëve gjatë gjithë kësaj kohe rezulton të jetë solide”, tha Smaili.

    Në këtë hulumtim Smaili ka theksuar se 27 për qind e bizneseve kanë deklaruar se pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht keq, ndërsa 59.9 për qind kanë deklaruar se e kishin mbyllur biznesin e tyre për 3 muaj.

    “Në pyetjen drejtuar përfaqësueseve se si pandemia COVID-19 ndikoi përgjithësisht në të bërit biznes, 27 për qind kanë deklaruar se ka ndikuar jashtëzakonisht keq, 23 për qind deklaruan se ka ndikuar shumë keq, 40 për qind deklaruan se ka ndikuar keq, 7 për qind kanë thënë se nuk ka ndikuar asgjë dhe vetëm 3 për qind deklaruan se pandemia ndikoi pozitivisht në të bërit biznes. Deklarimet e bizneseve lidhur me kohën sa kanë qëndruar të mbyllura bizneset ishin të ndryshme. 59.9% deklaruan se e kishin mbyllur biznesin e tyre për 3 muaj, 27.2 për qind deklaruan se biznesin e kanë pasur të mbyllur për 1 muaj, 3.6 për qind kanë deklaruar se ishin të mbyllura për 6 muaj, 1.6 për qind kanë thënë se ishin të mbyllura për më shumë se 6 muaj, ndërsa 8 për qind potencuan se nuk janë mbyllur asnjëherë pasi aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar nga shtëpia. Përfaqësuesit e bizneseve, gjegjësisht 44 për qind e respondetëve kanë deklaruar se e kanë reduktuar numrin e punëtorëve nga 1 deri në 5 punëtorë, 51.1 për qind kanë thënë se kanë arritur disi ta ruajnë numrin e punëtorëve, 4 për qind kanë thënë se e kanë reduktuar numrin e punëtorëve nga 5 deri në 10 punëtorë përderisa 1 për qind kanë thënë se e kanë reduktuar numrin nga 20 deri në 30 persona”, tha ajo.

    Gjatë kësaj periudhe kohore që i referohet hulumtimi rezulton se nuk ka pasur ngritje të numrit të punëtorëve përderisa niveli i papunësisë ka shënuar rritje, dhe nga kjo situatë kanë humbur punën rreth 60 mijë.

    ‘Kësisoj 81.6 për qind kanë deklaruar se nuk e kanë rritur numrin e punëtorëve, 14.8 për qind kanë thënë se e kanë rritur numrin e punëtorëve nga 1 deri në 5 punëtorë, 2.4 për qind kanë deklaruar se e kanë rritur numrin e punëtorëve nga 5 deri në 10 punëtorë, 0.8 për qind kanë thënë se nuk kanë pasur rritje dhe vetëm 0.4 për qind kanë deklaruar se kanë pasur rritje nga 20 deri në 30 punëtorë… Realisht mund të konsiderojmë se rënia ose humbja e vendeve të punës nga punëtorët sillet rreth 60 mijë vende të punës, gjë që tregon edhe për gjendjen e vështirë të ekonomike, e cila është krijuar në vend. Kemi pasur edhe raste të bizneseve, të cilat kanë falimentuar dhe janë mbyllur dhe ato të cilat kanë vazhduar të mbijetojnë kanë një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe shumë vështirë janë duke ia dalë gjatë gjithë kësaj pandemie dhe mungesës së ndihmës nga shteti”, tha Smaili.

    Nga hulumtimi rezulton se ulja e të hyrave vjetore të bizneseve krahasuar me periudhën e njëjtë referuese të vitit të kaluar rezulton të jetë prej më të ndryshmeve. Për 10 për qind ulje të të hyrave të bizneseve janë deklaruar 9.5 për qind, 10.7 për qind kanë thënë se janë ulur të hyrat 20 për qind, 25.1 për qind kanë deklaruar se të hyrat e tyre janë ulur me 30 për qind, 12.8 për qind kanë thënë se iu janë ulur të hyrat me 40 për qind, 28.4 për qind kanë thënë se kanë pasur ulje të të hyrave vjetore mbi 50 për qind, ndërsa vetëm 13.5 për qind kanë deklaruar se nuk janë ulur të hyrat e tyre.

    Ngritje të të hyrave vjetore bizneset me shumicë kanë deklaruar se nuk kanë pasur. Nga ky hulumtim rezulton se 70.1 për qind nuk kanë pasur ngritje të të hyrave, 16 për qind kanë thënë se kanë pasur ngritje me 10 për qind, 5.6 për qind kanë thënë se kanë pasur ngritje me 20 për qind, 4.3 për qind kanë thënë se kanë pasur ngritje me 30 për qind, 2.2 për qind kanë deklaruar se kanë pasur ngritje me 40 për qind dhe vetëm 1.7 për qind kanë deklaruar se kanë pasur ngritje mbi 50 për qind.

    Ndihma e dhënë nga shteti në përgjithësi është konsideruar si e vonuar dhe e varfër nga 76 për qind e respodentëve, 18 për qind e respodentëve e kanë konsideruar këtë ndihmë paksa të vonuar por të duhurën dhe vetëm 6 për qind kanë thënë se kjo ndihmë ishte me kohë dhe e duhura.

    Sipas përfaqësuesve të bizneseve rikthimi i ekonomisë në nivelin në të cilin ishte para pandemisë do të marr kohë së paku një vit.

    Sektorët më të dëmtuar sipas këtij hulumtimi rezultojnë të jenë gastronomia me 66.4 për qind, tregtia me shumicë 9.3 për qind, tregtia me pakicë 7.5 për qind, prodhimi me 15.6 për qind, ndërsa të tjerat përbëjnë 0.9 për qind.

    Ndër sektorët që përfituan më së tepërmi nga gjendja me pandemi rezultojnë barnatoret dhe marketet ushqimore me 70.8 për qind, pasuar nga tregtia me shumicë 10 për qind, prodhimtaria me 8 për qind, tregtia me pakicë 9.2 për qind dhe gastronomia dhe ndërtimtaria me 1.9 për qind.

    Rekomandimet e OAK-ut për partitë politike, institucionin si dhe Qeverinë e vendit janë që të ndërmerren masa konkrete nga shteti për të siguruar ndihmë për bizneset në tejkalimin e situatës, veçanërisht ato që janë ose kanë qenë shumë afër falimentimit.

    Vendimet e marra nga institucionet e vendit duhet të jenë në koordinim me Odat duke marrë parasysh interesat e bizneseve. Punonjësit që janë pushuar nga puna për shkak të falimentimit të biznesit duhet të ndihmohen financiarisht.

    Të mos vendosen masa kufizuese për funksionimin e bizneseve, por këto të fundit të operojnë në bazë të udhëzimeve të parapara nga IKSHPK. Ndër të tjera të mbështetet prodhimi vendor duke u subvencionuar eksporti me 10, si dhe të krijohet arka “PATRIOT”.

    Në hulumtimin e bërë në terren nga OAK lidhur me ndikimin e pandemisë në sektorin privat, kanë qenë të përfshira mbi 250 përfaqësues të bizneseve. Target i intervistimit kanë qenë kryesisht bizneset e vogla dhe bizneset e mesme.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.