×
  • Lajme
  • Lajme

    Bizneset kërkojnë ndihmë nga shteti, masat e reja i shohin si të papërballueshme

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Masat e reja për kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të bizneseve pas orës 18:00, po rezultojnë se jenë të papërballueshme për bizneset në Komunën e Prishtinës.Qeveria e Kosovës ka vendosur kufizime si pjesë e masave të reja antiCOVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi nga e premtja e kaluar dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim tjetër të radhës varësisht nga gjendja në terren.Pjesë e këtyre masave është edhe ndalimi i punës së gastronomisë pas orës 18:00 për shkak të përhapjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus, duke bërë kështu që një pjesë e madhe e komunave, përfshirë Prishtinën, të vendosen nën regjimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në ora 05:00 të mëngjesit.

    Bizneset në kryeqytet paralajmërojnë se nëse vazhdohet me masat e reja dhe ndërkohë shteti nuk do të jetë në gjendje t’iu dalë në ndihmë për pagesën e qirave ose 50 për qind e pagës së punëtorëve, ato do të detyrohen t’i largojnë punëtorët dhe t’ua vënë çelësin bizneseve.Menaxheri i një restoranti në Prishtinë, Mentor Berisha, në një prononcim për KosovaPress, masat për kufizim të lëvizjes dhe punës së gastronomisë i quan të ngutshme dhe shpreson në ndihmën e shtetit pasi siç thotë ai, vetëm në muajin shtator dhe fillimin e tetorit kanë punuar me orar të plotë.

    “Janë masa pak të ngutshme edhe shpresoj se do të bie numri. Është pandemi, e kuptojmë këtë, por të shohim çfarë masa do të ndërmarrë qeveria për biznese dhe të na dalë në ndihmë, për arsye se gjatë gjithë verës kemi qenë të mbyllur, veç muajin shtator, dhe fillimi tetor ka qenë me orar të plotë dhe kemi pasur të drejtë të punojmë edhe brenda, që i bie se prej qershorit deri më sot thuajse asnjëherë nuk kemi punuar me orar të plotë”, ka thënë Berisha.

    Ai paralajmëron se nëse masat aktuale vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe për një kohë të pacaktuar, atëherë si biznese do ta kenë të pamundur të operojnë nëse nuk marrin mbështetje financiare nga shteti.

    “Me këto masa është e pamundshme të vazhdohet puna me kapacitetin aktual të punëtorëve. Duhet të largohet pothuajse gjysma e stafit dhe duhet të punojmë me gjysmë stafi. Ndoshta një muaj mund ta shtyjmë, por në dhjetor me këto masa, nëse nuk ka subvencion, nuk ka përkrahje, ne do të detyrohemi të mbyllemi. Tani jemi duke punuar gati 20 veta, dhe zakonisht kemi punuar edhe më shumë por shkaqe pandemie është dashur të reduktohet numri i punëtorëve. […] Kërkesat tona ndaj qeverisë janë të qarta dhe të thjeshta, subvencionim, mbyllje jo, por nëse është pandemia, jemi në një gjendje pandemie, e kuptojmë edhe këtë… Nëse ka mbyllje dhe jo subvencione, qysh do të mbijetojmë? Faktikisht, është e pamundur”, ka thënë Berisha

    .Edhe pronari i një lokali tjetër në kryeqendër, Salih Mehani masat e qeverisë i quan si zgjidhje jo adekuate për luftimin e pandemisë, teksa i bën thirrje institucioneve të vendit t’i miratojnë ligjet në favor të bizneseve pasi janë duke punuar me vetëm 20 për qind të kapacitetit të punës.“Mbyllja nuk është zgjidhja e problemit, pa përcjelljen e masave për rimbursim të ekonomisë. Pa i ndihmuar bizneset, nëse s’i ndihmon bizneset, mbyllja është fatale për ekonominë dhe bizneset private. […] Krahasuar me vitin e kaluar, dëmet janë shumë të mëdha. Rënia e punës është 70 deri në 80 për qind. […] Kërkesat janë ndaj Kuvendit dhe Qeverisë t’i kalojnë ligjet të cilat janë në të mirë të bizneseve private meqenëse Qeveria dhe Kuvendi i marrin pagat çdo muaj, kurse ne jemi duke punuar me 20 për qind të kapacitetit dhe jemi të detyruar t’i largojmë punëtorët nga puna”, ka thënë Mehani.Pronari i një restoranti tjetër, Mentor Mehmeti thotë se kanë përgjysmuar pjesën e stafit punonjës për shkak të reduktimit të orarit të punës për gastronominë si pjesë e masave të reja antiCOVID-19.

    Ai tha për KosovaPress se nëse nuk hiqen masat në fuqi brenda një kohe të shkurtër, atëherë do të vijë deri te mbyllja e plotë e bizneseve në pamundësi të mbështetjes financiare.“Më mirë do të ishte të merren masat për distancë, dezinfektues, pasi që po na dëmton shumë për shkak se orari është i shkurtër dhe kapacitetin e punëtorëve e kemi përgjysmuar dhe ka rënë puna shumë. Video: 0:54. Ka ra puna 50 për qind, harxhimet janë të mëdha, punëtorët duhet larguar. […] Mund të vijë deri te mbyllja e biznesit, se kështu nuk mund t’i dalim, kemi harxhime, janë punëtorët dhe është problemi se asnjë biznes në Kosovë nuk ka rezerva që të mbijetojë për 2-3 muaj”, ka thënë Mehmeti.Mehmeti thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmojë bizneset sado pak në paga të punëtorëve dhe të mbulohet qiraja, përndryshe do të detyrohen të mbyllin bizneset.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Janë bërë katër vjet prej se ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u arrestuan nga Dhomat...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku thotë se natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetem nga kush është në Shtëpinë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ndjehet krenar se populli i Kosovës është populli më pro-Amerikanë. “Më vjen mirë që...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve, thotë se lufta e UÇK’së është e...
    Lajme05 Nëntor 2024
    UASHINGTON – Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do ta ketë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivitst i VV-së. Molliqaj, e ka vlerësuar si...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Gazeta Infous raportoi ekskluzivisht se sot është arrestuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës një grua spiune ruse me pasaportë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po i frikësohet burgut. Ai tha se ky është...
    Sport05 Nëntor 2024
    Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, është këshilluar që të punojë në Premier League, megjithëse është përfolur për drejtimin e gjigantit italian, Roma...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.