Dy lokale në fshatin Samadraxhë të Suharekës janë bastisur të shtunën nga Policia e Kosovës.Kjo për arsye se aty po organizoheshin lojëra të fatit, dhe skema piramidale.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se janë konfiskuar telefona, pajisje për bixhoz, lap top, para të monedhave të ndryshme si euro, dinar serbe, kuna kroate forinta hungareze, Lei Rumune, funta egjiptiane.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALEFsh. Samadraxhë, Suharekë, 17.10.2020-15:55. Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast janë gjetë dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.