×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi në takimin lamtumirës me ambasadoren e Holandës flet për anëtarësimin në BE

    FrontOnline
    24 Qershor 2024

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Bislimi e falënderoi ambasadoren për kontributin, punën dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit ndaj Kosovës, veçanërisht në progresin, zhvillimin dhe rrugëtimin drejt integrimit evropian të vendit tonë.

    “Diskutuan dhe mbi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian, dhe përgatitjet e vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes si instrument i rëndësishëm në përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së”.

    “Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është vendi i parë i cili ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe agjendën e reformave, duke dëshmuar jo vetëm nivelin e përgatitjes, por edhe vullnetin dhe gatishmërinë për hapa të rëndësishëm tutje”, thuhet në njoftim.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish-Gjenerali i UÇK’së Lahi Brahimaj, gjatë një interviste në Periskopi, u shpreh se nuk ka ministri në Qeverinë Kurti që nuk është i...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej përfaqësuesve të komunitetit boshnjak dhe shoqatave joqeveritare. Në organizimin e...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës,  me rastin e 28 shtatorit – Ditës së Boshnjakëve, ka uruar këtë komunitet. Qeveria në urimin e saj ka...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar takimin e tij më të ‘rëndësishëm’ të karrierës së tij politike. Gjashtë vjet më para...
    Lajme28 Shtator 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 bashkë me Serbinë. Duka tha se...
    Lajme28 Shtator 2024
    Besim Ilazi, kryetari i Komunës së Kaçanikut ka folur për “Front Online” lidhur me ‘fajësimin’ e MASHTIT për mos aplikimin e komunave...
    Vip28 Shtator 2024
    Reper i njohur, Don Xhoni më herët njoftoi se kënga “Katana” do të publikohet sot në ora 18:00. Por, kjo gjë ka...
    Sport28 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dalë me një komunikim zyrtar pasi mbrëmë u sulmua fizikisht nga tri persona kryetari i kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.