Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç takimit që mbajti me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, mbajti takim, siç tha, shumë të mirë edhe me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus, dhe Stefano Tomatin, Komandant i Operacioneve Civile në EEAS.
Me anë të një postimi në platformën X, Bislimi shprehet se theksoi rëndësinë që qeveria jonë i jep bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n, dhe se trajtuan edhe çështje të ndryshme sigurie.
Very good mtg. in Brussels w/ NATO’s Assistant Secretary General for Operations, Tom Goffus & Stefano Tomat, Civilian Operations Commander at the EEAS. I emphasized the importance our Govt places on the close cooperation with @NATO as we also addressed various security issues.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 17, 2024