×
  • Lajme
  • Lajme

    Bisedoi një orë e gjysmë me Lajçak në Athinë, Kryeministri serb: Kam përshtypjen që Kurti nuk e bën Asociacionin

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha në Athinë, pas më shumë se një ore bisedime me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se përshtypja e tij është se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta themelojë Asociacionin.

    Sipas tij, Kurti as nuk mendon për themelimin e Asociacionit.

    “Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e tij”, u tha Vuçeviq gazetarëve serbë në Athinë, transmeton Gazeta Express.

    Vuçeviq shtoi “se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës me Lajçakun apo se ka marrë disa garanci se Prishtina ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren”. Ai po ashtu njoftoi se Lajçak do të vizitojë Beogradin shumë shpejt dhe do të bisedojë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Qershor 2024
    PDK-ja ka kërkuar përgjigje nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që drejtohet nga Liburn Aliu në lidhje me ligjshmërinë e vendimit...
    Lajme26 Qershor 2024
    Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe tani pritet konfirmimi i nisjes së...
    Lajme26 Qershor 2024
    Breshri që ka rënë pasditen e sotme në territorin e Komunës së Prizrenit kanë shkaktuar dëme te kulturat bujqësore në disa lokalitete....
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm  Ligjin për Byronë Shtetërore...
    Sport26 Qershor 2024
    Federata e Anglisë ka konfirmuar se Phil Foden është larguar përkohësisht nga kampi i kombëtares pas barazimit të ekipit kundër Sllovenisë. Foden...
    Lajme26 Qershor 2024
    Juristi Ehat Miftaraj, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme nga Gjykata Kushtetuese, ka...
    Lajme26 Qershor 2024
    Deklaratën e BE’së për tri ligjet që do të jenë në votim nesër në Kuvend, pas Gjermanisë, e ka mbështetur edhe Italia....
    Sport26 Qershor 2024
    Sllovakia dhe Rumania do të përballen në ndeshjen e fundit të grupeve në kuadër të grupit E, ku barazimi i dërgon tutje...
    Lajme26 Qershor 2024
    Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka reaguar Gjykatës Kushtetuese pasi kjo e fundit e rrëzoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.