×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bild: Çmimet në Gjermani po rriten, blerësit po vidhen dy herë

    FrontOnline
    16 Maj 2022

    Në Gjermani çmimet e konsumit janë vazhdimisht në rritje, por sasia në ambalazhet e produkteve duket se ka rënë. Gazeta e njohur gjermane, Bild shkruan se përveç faktit që shumë produkte po shtrenjtohen, po ulet edhe pesha e tyre.

    Kjo do të thotë që klientët tani paguajnë më shumë për më pak. “Konsumatorët në fakt janë vjedhur dy herë”, paralajmërojnë qendrat gjermane të konsumatorëve.

    Ekonomisti Gunther Schnabl i Universitetit të Leipzig-ut thotë se prodhuesit po përpiqen ta fshehin inflacionin duke ofruar më pak peshë në paketim. Ai paralajmëron konsumatorët që t’i kushtojnë vëmendje peshës, përcjell Gazeta Express.

    “Shumë prodhues përdorin përbërës më të lirë, ndryshojnë recetat dhe ulin cilësinë e produktit. Konsumatorët do ta kenë edhe më të vështirë ta vërejnë këtë”, tha ekonomisti Schnabl për Bild. Ai gjithashtu dha një shembull dhe tha se qumështi pluhur përdoret më shumë në produktet e çokollatës sesa kakao.

    Bild ka shkruar disa shembuj të produkteve që kanë çmim më të lartë dhe peshë më të ulët. Një prej tyre është patatinat Pringles që dikur kushtonin 2.59 euro dhe peshonin 200 gramë dhe tani kushtojnë 2.79 euro, 185 gramë. Paketa e tabletave të lavastoviljes Somat Classic tani përmban vetëm 77 tableta, krahasuar me 82 më parë.

    Ushqimi i maceve Sheba tani ka 66 gram ushqim në vend të 80, dhe çmimi ka mbetur i njëjtë, 99 cent. Prodhuesi e arsyeton çmimin më të lartë me një “recetë krejtësisht të ndryshme”.

    Çmimi i djathit të përpunuar Mikana ishte 1.99 euro, ndërsa tani kushton 2.29 euro. Përveç kësaj, paketimi është më i vogël.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.