×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bilanci i COVID-19: 645.715 të vdekur në botë

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 645.715 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

    16 milionë e 72 mijë e 290 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 9.061.300 janë konsideruar sot si të shëruar.

    Ky numër i rasteve të diagnostikuar nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.

    Dy rritjet më të mëdha ditore të rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar të enjten dhe të premten me më shumë se 280.000 të infektuar të regjistruar përkatësisht në këto dy ditë.

    Më shumë se pesë milionë raste janë regjistruar zyrtarisht që prej 1 korrikut, rreth më shumë se një e treta e rasteve të regjistruara që prej fillimit të pandemisë.

    Vetëm ditën e shtunë, 6.003 të vdekur dhe 260.578 raste të reja janë regjistruar në botë.

    Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit është Brazili me 1.211 të vdekur, pasuar nga SHBA me 1.067 dhe Meksika me 729 të vdekur.

    Mes vendeve më të prekura, Belgjika është vendi që ka numrin më të madh të të vdekurve në raport me popullsinë, 85 për 100.000 banorë e ndjekur nga Britania e Madhe (67), Spanja (61), Italia (58) dhe Suedia (56).

    Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron 83.830 raste, prej të cilëve 4.634 të vdekur dhe 78.908 të shëruar.

    Evropa regjistroi sot 207.599 të vdekur për 3.061.857 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 182.511 të vdekur për 4.329.332 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 155.381 të vdekur për 4.292.245 raste, Azia 57.019 të vdekur për 2.456.523 raste, Lindja e Mesme 25.238 të vdekur për 1.087.157 raste, Afrika 17.513 të vdekur për 829.127 raste dhe Oqeania 184 të vdekur për 16.057 raste.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.