Njohësi i rrethanave politike në Ballkan dhe Evropë, Florian Bieber, në një reagim në profilin e tij zyrtar në twitter, ka shkruar për disa politikanë të cilët aktualisht udhëheqin me disa shtete e që sipas Bieber kanë prirje autokrate apo gjysmëdiktatoriale.
Bieber ka thënë se Alexander Lukashenko nuk është ‘diktatori i fundit në Evropë’. Sipas tij, sot nuk duhet harruar Viktor Orbanin e Aleksander Vuçiqin të cilët thotë se janë autokrat që po udhëheqin në mënyrë jodemokratike.
“Lukashenko nuk është ‘diktatori i fundit në Evropë’. Nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Mendoni për Millosheviqin dhe Putinin. Sot, mos harroni autokratët që udhëheqin në mënyrë jodemokratike, Orbanin, Vuçiqin e të tjerë. Jo diktatorë plotësisht, por përkujtues që Evropa nuk është një det i demokracisë me vetëm një përjashtim”, ka shkruar Bieber.
Lukashenko is not 'Europe's last dictator'. It was never true. Think of Milošević and Putin. Today, don't forget the autocrats that rule undemocratically, Orban, Vučić, etc. Not full dictators, but reminders that Europe is not a sea of democracy with one exception.
— Florian Bieber (@fbieber) August 11, 2020