Të mërkurën në Gjilan një person ka rënë nga objekti ku ishte duke punuar.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt kishte rënë nga platoja dhe si pasojë kishte pësuar lëndime”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në gjendje kome është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor”.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore”.