×
  • Opinione
  • Opinione

    Bideni dëshiron që lufta të mbarojë, por as Netanyahut dhe as Hamasit nuk i ngutet

    Jonathan Freedland
    13 Maj 2024

    Shkruan: Jonathan Freedland (The Guardian)

    Kujdes kur e mbështetni për muri president e ShBA-së i cili është në ankthin e rizgjedhjes. Në marrëdhëniet e veta me Joe Bidenin, Benjamin Netanyahu vazhdimisht e ka injoruar këtë këshillë dhe këtë javë vendi i tij e mësoi çmimin e pasojës.

    Mësimi erdhi nga zbulimi se Bideni e ka ndaluar furnizimin me rreth 3 500 bomba, duke refuzuar të japë lejen që municionet amerikane të luajnë rol në sulmin izraelit në qytetin jugor të Gazës, në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim. Presidenti nuk e kishte të vështirë të thoshte se nuk po heq dorë nga angazhimi i tij “i hekurt” për Izraelin. Përkundrazi, fjala është për operacionin specifik, për kërcënimin prej kohësh ndaj Rafahut, të cilin ai nuk dëshiron ta mbështesë me armë. “Nuk largohemi nga siguria e Izraelit”, tha Bideni për CNN. “Po largohemi nga mundësia e Izraelit për të bërë luftë në ato zona”.

    Për të kuptuar se pse kjo është punë kaq e rëndësishme, kujtohuni për njerëzit dhe vendet e përfshira. ShBA-ja është aleati më i rëndësishëm i Izraelit. Ish-kryeministri i Izraelit, Yitzhak Rabin, ka thënë se aseti numër një strategjik i vendit të tij nuk ishte kjo apo ajo armë – madje as arsenali bërthamor i pakonfirmuar dhe i pamohuar – por, marrëdhënia e tij me Uashingtonin. Për shumë dekada, ShBA-ja ka shërbyer si furnizuesi kryesor i armëve dhe si mbrojtësi diplomatik i Izraelit. E, megjithatë, në hapësirën e më pak se gjashtë javëve, Uashingtoni ka frenuar veton në këshillin e sigurimit të OKB-së, duke lejuar miratimin e një rezolute – në fund të marsit – të cilën Izraeli donte ta bllokonte, ndërsa tani i ka mbyllur dyert për të paktën një pjesë të armatimit të tij.

    Për më tepër, këto veprime u ndërmorën nga një njeri i cili, në një farë mase, është mbështetësi më i përkushtuar i Izraelit i ulur ndonjëherë në Zyrën Ovale. Bideni është demokrat nga epoka kur nocioni i atdheut të rikthyer hebraik në Lindjen e Mesme – duke premtuar fundin e dy mijë vjeçëve të mërgimit dhe persekutimit – i ktheu liberalët amerikanë në sentimente. Duhet pak mundim për të kuptuar se Bideni ka takuar çdo udhëheqës izraelit, që nga Golda Meiri. Ndryshe nga presidentët e kaluar, afiniteti i tij për Izraelin nuk është vetëm produkt i llogaritjes elektorale: është në thelbin e tij, siç shprehen mbështetësit e tij hebrenj. Është në instinktin e tij.

    Ndërkohë, Netanyahu u bë i njohur në vitet 1980 si diplomat izraelit i cili e fliste rrjedhshëm gjuhën e amerikanëve. Që atëherë e ofroi veten dhe – meqë ishte ekspert i peizazhit politik të ShBA-së – aftësinë thelbësore për një udhëheqës të mundshëm të Izraelit. Për dekada të tëra, mesazhi i tij për elektoratin izraelit ka qenë se vetëm atij – i cili qëndron në “një ligë tjetër” mbi rivalët vendas – mund t’i besoheshin marrëdhëniet shumë të rëndësishme ShBA-Izrael.

    Por, shikojeni tashti gjendjen e tij. Bideni është presidenti i parë amerikan në më shumë se katër dekada, i cili në këtë mënyrë e mohon ndihmën ushtarake për Izraelin. (Ronald Reagani e shfaqi zemërimin e ShBA-së, pas pushtimit të Libanit nga Izraeli më 1982, duke e vonuar një ngarkesë të aeroplanëve luftarakë.) Dhe, pse e ka bërë këtë? Sepse, nën Netanyahun, një pjesë në rritje e publikut të ShBA-së po turpërohet si kurrë më parë nga Izraeli.

    Është e vërtetë se ekziston një nivel bazik i mbështetjes për vendin, gjë që mund të habisë ata të cilët e shohin sasinë e përditshme të konfuzionit të palëve amerikane. Kur Gallup-i në mars i pyeti amerikanët se ku qëndronin simpatitë e tyre, 51 përqind ishin me Izraelin, ndërsa 27 përqind mbështetën palestinezët. Por, mes demokratëve dhe të rinjve, janë palestinezët ata që mbizotërojnë me tetë pikë diferencë në të dy rastet.

    Këto shifrat rëndojnë mbi Bidenin dhe ekipin e tij të rizgjedhjes, teksa përballen me zbërthimin e koalicionit që mposhti Donald Trumpin në vitin 2020. Një periudhë e vuajtjeve të reja intensive në Gazë, do të largojë edhe më shumë votues për të cilët ata kanë nevojë që të fitojnë. Shtëpia e Bardhë i kërkoi Netanyahut t’ua tregonte atyre një plan i cili do të arrinte në qëllimin të cilin e konsideronin si legjitim – largimin nga Rafahu të batalioneve të fundit të Hamasit – por, pa rrezikuar viktimat masive civile. Netanyahu nuk mund ta bënte këtë. Kjo është arsyeja se pse Uashingtoni e ka përdorur një mjet më të drejtpërdrejtë për ta shtyrë atë që të ndalojë.

    Është test fuqie të cilin Bideni nuk mundet ta përballojë ta humbasë. E bëri një vijë të kuqe për sulmin e plotë ndaj Rafahut: nëse Netanyahu e kalon, kjo e bën Bidenin të duket i dobët. Duke u përballur me kundërshtarin Trump – i cili është i përcaktuar për ta bërë ballafaqimin i forti kundër të dobëtit si element përcaktues të zgjedhjeve të ardhshme – këtë ai nuk mund ta lejojë.

    Por, Netanyahu ende refuzon të përmbahet, duke i thënë popullit të tij, para ditës së pavarësisë izraelite, se ata do të luftojnë të vetëm, pa armë amerikane, me thonj nëse duhet. Ai dëshiron të tingëllojë si çurçillian, por këto janë fjalë dobësie jo force. Sepse, tërhiqet nga dy drejtime: Uashingtoni dëshiron që ai të qëndrojë jashtë Rafahut, ndërsa partnerët e tij të koalicionit të ekstremit të djathtë, ultra-nacionalistët Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, këmbëngulin që të veprojë me forcë për të përfunduar punën dhe për të arritur “fitoren totale” ndaj Hamasit.

    Mbështetja e ShBA-së mund të jetë thelbësore për interesin kombëtar të Izraelit, por në garën Biden kundër Ben-Gvirit do të kishte vetëm një fitues. Pa mbështetjen e këtij të fundit, Netanyahu humb koalicionin e vet. Papritmas, atij do t’i duhet të përballet me votuesit e gatshëm për ta ndëshkuar për dështimet që çuan në 7 tetorin, si dhe me gjykatat për rifillimin e gjyqit për akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Kjo është arsyeja se pse gjithmonë kapet pas fanatikëve të djathtë të tij. Mund ta ketë emrin e Netanyahut, por kjo është qeveria e Ben-Gvirit.

    Është e njëjta logjikë që e ka shtyrë Netanyahun të zvarritet në bisedimet për të ndërmjetësuar armëpushimin dhe për të liruar pengjet izraelite që ende mbahen në errësirë nga Hamasi. Bideni dëshiron që ai ta bëjë një marrëveshje, sepse Bideni ka nevojë për fundin e kësaj lufte. Publiku izraelit dëshiron që ai ta bëjë një marrëveshje, sepse janë të dëshpëruar për t’i sjellë robërit në shtëpi. Por, Ben-Gviri është njeriu i cili e kundërshtoi marrëveshjen e fundit dhe të vetme për lirimin e pengjeve në nëntor. Preferon të vazhdojë të godasë Gazën, gjithnjë e më shumë, në kërkim të fitores iluzore dhe të pamundur. Dhe, për shkak se kjo është ajo që dëshiron Ben-Gviri, kjo është ajo që Netanyahu ia jep atij – edhe nëse kjo do të thotë ta mbështetësh Bidenin edhe më fort për muri.

    Megjithatë, Bideni dhe Netanyahu nuk janë lojtarët e vetëm në këtë dramë të zymtë. Yahya Sinwar, udhëheqësi i Hamasit në Gazë, i ka llogaritë e veta, vendosmërinë e tij për të qëndruar në krye. Ata që e kanë studiuar nga afër besojnë se prioriteti i tij kryesor nuk është mbarimi i vrasjes së civilëve të pafajshëm – përkundrazi, sa më shumë banorët të Gazës që vdesin, aq më shumë dëme i sjell kjo pozitës ndërkombëtare të armikut të tij, Izraelit – por, një skenar që e lejon të pretendojë fitoren. Sinwari mendoi se e arriti këtë në fillim të kësaj jave, me marrëveshjen të cilën Hamasi e pranoi me kënaqësi. Frenimi është pajtimi për çdo ndërprerjeje të dhunës për një kohë. Sinwari nuk dëshiron që të jetë e përhershme, edhe nëse kjo do të shpëtonte shumë jetë dhe do të lehtësonte mjerimin e Gazës. E kërkon deklaratën se lufta përgjithmonë ka përfunduar. Dhe, për këtë ai mund të presë.

    Dhe, kështu nuk ka asnjë marrëveshje, sepse as Netanyahu dhe as Sinwari nuk besojnë se ajo që ofrohet u shërben interesave të tyre. Siç thotë ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Aaron David Miller: “E vetmja palë që me të vërtetë po ngutet për këtë është Bideni”. Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e drejtë. Kjo gjithashtu vlen për pengjet dhe familjet e tyre, agonia e të cilëve ka zgjatur për më shumë se 200 ditë, si dhe për civilët e Rafahut të grumbulluar në tenda – duke vajtuar për dhjetëra-mijëra të vdekurit e tyre – pa ujë të rrjedhshëm apo kanalizime. Atyre gjithashtu u ngutet. Por, askush nuk po i dëgjon. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër seanca pritet të mbahen nga e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjesti po mendon se Xheneta ka pëlqim për një tjetër burrë brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kështu i tha ai...
    Sport23 Nëntor 2024
    KH Rahoveci ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup....
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një...
    Vip23 Nëntor 2024
    Një përplasje e ashpër ndodhi mes Xhenetës dhe Anisës. Madje kjo e fundit ia kapi fjalët, e me këtë veprim nuk u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.