×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden prezanton kabinetin e tij: Këta janë disa prej emrave që shkruajnë historinë e SHBA-së

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka prezantuar zyrtarisht njerëzit e parë që ai i ka zgjedhur për kabinetin e tij, derisa pritet të ndodhë tranzicioni i pushtetit.

    Nëse konfirmohet, Avril Haines do të jetë gruaja e parë që do të bëhet Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, derisa Alejandro Mayorkas do të bëhet personi i parë latin që merr postin e të parit të Sigurisë Kombëtare.

    Ekipi do të ndihmojë në miratimin e një agjende që reflekton që “Amerika është kthyer, e gatshme për të udhëhequr botën”, kathënë Biden.

    Joe Biden ka prezantuar gjashtë figurat kryesore të ekipit të tij:

    Antony Blinken – Sekretar i Shtetit. Biden ka thënë se diplomati veteran do të jetë “i gatshëm që në ditën e parë”.

    John Kerry – I Dërguar për Ndryshimet Klimatike. Ai ishte një nga hartuesit kryësor të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike, nga e cila presidenti Trump është tërhequr. Kerri ka thënë se bota “duhet të bashkohet për t’i dhënë fund krizës klimatike”

    Avril Haines – Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare. Biden ka thënë “kam zgjedhur një profesioniste…një avokate të ashpër për të thënë të vërtetën”.

    Alejandro Mayorkas – Sekretar për Sigurinë Kombëtare. Biden ka thënë se kjo është “një nga punët më të vështira në qeveri” dhe Mayorkas do të luajë një rol kritik në “rregullimin e sistemit jofunksional të migrimit”.

    Jake Sullivan – Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Biden e ka quajtur “një nga këshilltarët më të besuar” në fushatën zgjedhore

    Linda Thomas-Greenfield – Ambasadore e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Një “diplomate me përvojë dhe e dalluar” që i “trajton të gjithë me dinjitet dhe respekt”, ka thënë Biden.

    Ky prezantim vjen pasi presidenti Donald Trump është pajtuar që të nisë procesi për ndërrimin e administratës.

    Megjithatë, ai akoma refuzon ta pranojë humbjen. Ai ka thënë se Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, që e mbikëqyr dorëzimin e detyrës, duhet të “bëjë atë që duhet bërë”, por vazhdon të përsërisë pretendimet e pabazuara se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin “të manipuluara”.

    Biden parashikohet ta mund Trump me 306 vota kundrejt 232 votave në Kolegjin Elektoral në SHBA që më 14 dhjetor do të mblidhet për ta konfirmuar zyrtarisht fituesin e zgjedhjeve presidenciale. Kjo është shumë më shumë se 270 votat elektorale që i duheshin kandidatëve për fitore.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.