×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden: Izraeli gati të ndalojë operacionet luftarake gjatë Ramazanit, kushti është lirimi i pengjeve

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Presidenti amerikan Joseph Biden tha se Izraeli do të ishte gati për një armëpushim në Gaza gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit nëse arrihet një marrëveshje për të liruar disa nga pengjet e mbajtura nga ekstremistët e Hamasit.

    Negociatorët nga SHBA, Egjipti dhe Katari po punojnë për një marrëveshje që do të bënte që Hamasi të lirojë disa nga dhjetëra pengjet që po mban në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite dhe një armëpushim gjashtëjavor.

    Gjatë asaj periudhe do të vazhdonin negociatat për lirimin e pengjeve të mbetura.

    Izraeli ende nuk i është përgjigjur deklaratës së Biden, të lëshuar më herët sot.

    Ramazani, i cili fillon rreth datës 10 mars, konsiderohet si një afat jozyrtar për marrëveshjen e armëpushimit.

    Është një kohë kur qindra miliona muslimanë në mbarë botën falen dhe agjërojnë nga agimi deri në muzg./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte kritik të mërkurën ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky pasi tha se Ukraina nuk do ta njihte...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, është duke  i vazhduar tubimet e tija me shqiptarë në kuadër të fushatës zgjedhore...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij, policia ka sekuestruar kanabis,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij, policia ka sekuestruar kanabis,...
    Sport23 Prill 2025
    Llapi është finalist i Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka konfirmuar dominimin ndaj Drenicës edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales. Skuadra...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ftuar në FRONTAL në T7, ka komentuar situatën e krijuar në kuvend, duke...
    Sport23 Prill 2025
    Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit...
    Vip23 Prill 2025
    Artisti kosovar Gjesti ka bërë faljen e radhës. Pasi fitoi çmimin e madh ai ndau dy selfie ku krahas pozave vëmendja ishte...
    Lajme23 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Deçan rreth orës 11:30 ka marrë një informatë dhe fotografi të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.