×
  • Lajme
  • Lajme

    Bexheti: Koha do të tregoj për dëmin që Kurti ia bëri Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

    Bexheti duke komentuar një fotografi në Qeverinë e Kosovës të liderit të Vetëvendosjes me disa prej përfaqësuesve politikë të partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se nuk e kupton pse Kurtit i duhet një pozë e tillë.

    “Nuk e kuptoj pse duhet me dalë në këtë staturë z. Kurti. Më vjen keq pse ai e ka bërë. Është gabim që iu bën dëm shqiptarëve atje”, ka thënë Bexhet.

    Ai ka thënë se nëse në fotografi do të kishte qenë edhe Ali Ahmeti, atëherë do të ishte unifikim i faktorit politik shqiptar dhe se asnjë Qeveri në Maqedoninë e Veriut s’do të mund të bëhej pa shqiptarët në koalicion.

    “Nëse këtu do të kishte qenë edhe z. Ahmeti në vend të Qokut, kjo përbërje do të ishte unifikim i faktorit shqiptarë dhe asnjë Qeveri s’do të bëhej pa shqiptarët”, ka shtuar tutje ai.

    Bexheti ka thënë se koha do të tregoj se çfarë dëmi fatal i ka shkaktuar Kurti Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    “Koha do të tregoj se çfarë gabimi fatal i ka shkaktuar z. Kurti shtetit të vet Kosovës, që e kanë votuar 51 %, çfarë dëmi kolosal iu shkakton vëllezërve në Maqedoni”, ka potencuar Bexheti.

    Ai ka thënë se partitë kundërshtare të BDI-së, të gjitha bashkë s’bëjnë sa Ali Ahmeti për nga fuqia e numrave.

    “Për nga fuqia e numrave, këta bashkë nuk bëjn sa Ali Ahmeti”, ka thënë ndër të tjera/Express/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Kronika27 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar të premten mbrëma një qytetar në veriun e Kosovë, i cili bashkë me një pasagjer po kontrabandonte...
    Kronika27 Korrik 2024
    Një person në gjendje të dehur ka sulmuar të premten një polic. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Pirro”, rreth orës 01:20....
    Kronika27 Korrik 2024
    Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë me diell. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ndërmjet 26-30. “Do...
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media. Sipas njoftimit për media nga PDK-ja nuk...
    Lajme26 Korrik 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.