×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohen kadetët e rinj të FSK-së

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    16 kadetë të rinj të FSK-së janë betuar sot para se t’i nisin studimet 4-vjeçare në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ata janë betuar në praninë e dy zëvendësministrave të Mbrojtjes, Sadika Kofrc dhe Muhametalli Mergjollar, komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësit të tij Gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe figurave të tjera të larta të FSK-së, dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

    Duke iu kërkuar që të rrinë përherë të bashkuar sipas motos “Një për të gjithë, e të gjithë për një”, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, u tha kadetëve të rinj: “Sot, Ju do të betoheni para flamurit, prindërve dhe udhëheqësve tuaj, që do të jeni të përkushtuar ndaj vendit, duke pasur gjithmonë parasysh moton e ushtarakut: Detyra, Nderi, Atdheu”. Kadetëve të rinj u ka shprehur mirëseardhje edhe zëvendëskomandanti i QSU-së, Kapiten Lirim Bllaca. Këta 16 kadetë, të cilët i takojnë gjeneratës së 24-të të QSU-së, katër vjetët e ardhshëm do t’i kalojnë duke studiuar në këtë qendër, sipas programeve dhe moduleve mësimore ushtarake të standardeve moderne të NATO-s dhe veçanërisht të Ushtrisë amerikane.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.