×
  • Sport
  • Sport

    Beteja për kreun e tabelës luhet nesër mes Strugës dhe Gostivarit

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Të dielën vazhdon kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut me ndeshjet e javës së shtatë. Edhe këtë javë do të luhen ndeshje të forta, me duele mjaft interesante, por që në vëmendje do të jetë derbi i dy ekipeve shqiptare që luhet në mes Strugës dhe Gostivarit, njofton Telegrafi.

    Kampionia aktual Struga nuk po arrin që të gjejë formën e duhur dhe kriza e saj ka bërë që ekipi të mbetet në mesin e renditjes në tabelë. Pikërisht këtë të diel Struga do të jetë nikoqire e liderit të ri, Gostivarit, skuadër kjo që është pa disfatë në kampionat, ndërsa javën e kaluar e fitoi derbin ndaj Shkëndijës, duke e mundur me rezultat 3-1. Dy ekipet do të kërkojnë pikët maksimale, sidomos Struga nëse dëshiron që të mbetet në garë për kreun, ndërsa për Gostivarin fitorja do të ishte stabilizim në pozitën e parë.

    Duel interesant pritet të luhet edhe në Tetovë, ku Shkëndija e Tetovës do të jetë nikoqire e Vardarit. Sigurisht se në këtë përballje kuqezinjtë nga Tetova janë favorit absolut dhe se nuk duhet diskutuar se kush e fiton këtë ndeshje, pasi Varadari është në krizë dhe nuk ka ekip pretenduese për kreun e renditjes.

    Në Shkup luhet derbi lokal i qytetit, ku Rabotniçki e pret FC Shkupin. Dy ekipet në ndeshjet e fundit nxorën vetëm barazim në fush të tyre dhe që të dy ekipet do të jenë në kërkim të pikëve në këtë përballje për të mbajtur hapin me ekipet e kreut. Rabotniçki është pa disfatë në këtë sezon sikurse Gostivari dhe ka vetëm dy pikë më pak, ndërsa Shkupi po luan me formë të ndryshuar dhe është në pozitën e gjashtë në renditje.

    Derbi i “vogël” do të luhet edhe mes dy ekipeve tjera shqiptare të Ligës së Parë. Besa e Dobërdollit mori pikë të madhe në Çair dhe tani do të kërkojë më shumë në duelin ndaj Voska Sportit, që gjithashtu i mori një pikë të madhe Strugës, andaj pritet që ky duel të jetë mjaft i luftuar deri në frymën e fundit.

    Java e tetë luhet të dielën 29.09. me fillim nga ora 14:00: Struga – Gostivari, Besa – Voska Sport, Rabotniçki – Shkupi, Shkëndija – Vardari, AP Brera – Pelisteri dhe Tikveshi – Sileksi. /Telegrafi/

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Sport28 Shtator 2024
    Sot, me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës, zhvillohen dy ndeshje interesante. Ballkani pret...
    Sport28 Shtator 2024
    Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligën e...
    Sport28 Shtator 2024
    Barcelona nuk pritet të ketë telashe për ta shënuar fitoren e tetë rresht në La Liga. E udhëhequr nga gjermani Hansi Flick,...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHTI) ka fajësuar kryetarët e Komunave për mos dorëzimin e kërkesave për ndërtimin e çerdheve. Në një...
    Lajme28 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka komentuar premtimin e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, për pampersa dhe qumësht falas deri në një...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Kryeministrit Edi Rama ndodhet sot në SHBA në aktivitetin e organizuar për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen...
    Lajme28 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Kamenicë. Në komunikatën për media thuhet se...
    Kronika28 Shtator 2024
    Ditën e së premtes në Ferizaj, një person u ther me thikë disa herë. Sebep i kësaj u bë një konflikt pronësor....
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka nisur punimet për të liruar hapësirat tek vendi i quajtur “Santea” në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.