Zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Tahirit, i ka ndodhur një episod paksa i pakëndshëm në emisionin Imazh të RTK-së para pak çastesh.
Tahiri teshtiu dy herë në emision ndërsa kjo e bëri të frikësohej paksa moderatorin që e pyeti “a ke kry punë me Covidin” pas së cilës Tahiri iu përgjigj “po”.
Zv.kryeministri i parë në Qeverinë Hoti po ashtu u ngut të thoshte “e vërtetë” pas teshtimës, kur po shpjegonte të mirat e Ligjit të Rimëkëmbjes që kaloi sot me 72 vota për, përcjell Periskopi.
1,2 miliard euro pritet të ndahen për ekonominë e vendit deri në fund të vitit 2021./FrontOnline/