Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala zbuloi dje se Besfort Zeneli nuk ka pranuar t’ju bashkohet Dardanëve në ndeshjet e shtatorit, ndonëse mori ftesë nga trajneri Franco Foda për duelet ndaj Rumanisë dhe Qipros.
E sot, vetë futbollisti kosovar, vëlla i Arbër Zenelit, konfirmon se në mendjen e tij është Suedia, duke hequr dorë përfundimisht nga Kosova, shkruan “Gazeta Express”.
“Unë u ftova së fundmi nga Kosova, por e refuzova ftesën. Tani më takon mua të sigurohem që të luaj aq mirë sa të jem i përzgjedhur për kombëtaren suedeze në të ardhmen. Ndihem mirë që e mora këtë vendim. Suedia është njw zgjedhje më e drejtë për mua”, deklaroi futbollisti për “Sportbladet.
21 vjeçari po shkëlqen në fanellën e Elsfsborgut, ndërsa iu ra në sy drejtuesve të Kombëtares së Kosovës, të cilët e kontaktuan dhe e kërkuan, por që në mendjen e tij është Suedia.