×
  • Sport
  • Sport

    Besa Famgas e vendosur për ta kaluar Borcin në Kupën Evropiane

    FrontOnline
    23 Tetor 2021

    Kamionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

    Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas takohet me Borcin e Banjallukës. Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, Besa e humbi me rezultat 28:25, përcjell FrontOnline.

    Por kampionia kosovare kishte paraqitje të nivelit të lartë që jep shpresë të madhe për ndeshjen në “Karagaçi”. G

    jatë tërë ndeshjes kishte pasur thirrje anti-shqiptare nga tifozët e Borcit, por përkunër kësaj lojtarët e Besës ruajtën qetësinë duke dhënë shembull dhe njëkohësisht duke ofruar më të mirën për ta prezantuar si duhet hendbollin kosovar.

    Te Besa megjithatë vlerësojnë se mund të japin më shumë dhe janë të mobilizuar për të fituar me më shumë se tri gola dallim dhe për të avancuar në raundin tjetër të Kupës Evropiane.

    Te Besa kanë punuar maksimalisht gjatë tërë javës dhe të gatshëm e presin ndeshjen.

    Besa Famgas llogarit edhe në përkrahjen e zëshme të shikuesve. Federata e Hendbollit e Kosovës u bën thirrje tifozëve në palestër që animi të jetë korrekt dhe në suaza sportive.

    Ashtu si Besa ishte shembull në ndeshjen e parë, duhet të jemi të gjithë në ndeshjen e dytë. Ta shndërrojmë këtë ndeshje në festë sportive dhe fitore të madhe të hendbollit kosovar./FrontOnline/

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Sport14 Maj 2024
    Manchester City ka bërë një hap të madh drejt titullit në Premier League, pas fitores vendimtare 0-2 ndaj Tottenham Hotspur në një ndeshje të zhvilluar...
    Sport14 Maj 2024
    Orët që i përkasin të madhit të Formula 1, Michael Schumacher, u shitën për rreth pesë milionë euro në ankandin e Christie’s...
    Sport14 Maj 2024
    Olivier Giroud është futbollisti më i ri i Los Angeles FC në Major League Soccer. Giroud, golashënuesi më i mirë i të...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2024
    Nënkryetar i LDK-së për Bashkëpunim Rajonal, Lutfi Haziri, tha se si subjekt politik, LDK nuk e përkrahë mocioni i mosbesimit. Ai tha...
    Lajme14 Maj 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Maj 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, mes tjerash, ‘darkën...
    Lajme14 Maj 2024
    Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka thënë se frika më e madhe e kryeministrit Kurti është frika nga izolimi. Ajo tha se...
    Lajme14 Maj 2024
    Vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që refuzoi kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të marrë pjesë në...
    Lajme14 Maj 2024
    Në Veri janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.