×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bërnabiq thotë se Gjermania ka qëndrim të qartë: Asociacioni duhet të themelohet

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimeve në Berlin u ka thënë gazetarëve se në të gjitha bisedat me zyrtarët gjermanë ka dëgjuar një qëndrim të qartë të Gjermanisë sipas saj, se në Kosovë duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    ”Qëndrimi i Gjermanisë është se Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet, se ka pasur shumë vonesa dhe se AKS duhet të jetë gjithmonë e para në rendin e ditës. Shpresoj se kjo do të tregohet në praktikë në një të ardhme të parashikueshme, edhe pse po vonohet për më shumë se 11 vjet”, citohet Bërnabiq t’u ketë thënë gazetarëve në Berlin, transmeton klankosova.tv.

    Sipas Bërnabiq, Gjermania e sheh Deklaratën nga Parlamenti Gjithëserb në mënyrë të njëanshme, si synime separatiste dhe nuk sheh asgjë tjetër në gjithë situatën komplekse.

    ”Duhet shpjeguar se Deklarata të cilën e miratuam në Kuvendin e Shenjtë të Serbisë para së gjithash kërkon paqe, stabilitet, respekt për të gjitha viktimat e luftërave në BeH. Dhe është gjithashtu një deklaratë që kërkon respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit flet për BiH-në si një shtet me dy entitete – Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe Republikën Sërpska dhe tre vendet përbërëse dhe Presidencën, e cila përbëhet nga tre anëtarë, të cilët duhet të konsultohen për të gjitha çështjet e jashtme, politikën e Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Bërnabiq.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur sërish për rritjen e prodhimit të grurit në Kosovë për vitin 2024. Peci përmes një...
    Lajme07 Korrik 2024
    Bordi i RTK-së përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, e...
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Josep Borrell, pasi mori...
    Të tjera
    Lajme07 Korrik 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, thotë për Front Online se Kontrata Kolektive është dashur të negocitohet, në mënyrë që punëtorët...
    Kronika07 Korrik 2024
    Një person në Zubin Potok sapo ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur ku dyshohet të kishte...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se qeveria “Kurti” nuk ka bërë pothuajse asnjë punë që do ta...
    Kronika07 Korrik 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi njëri prej tyre ka rrahur policët, ndërkaq dy të tjerët i penguan ata në kryerje...
    Sport07 Korrik 2024
    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka pas humbjes ndaj Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit, është shprehur se është trishtim dhe zhgënjim kjo...
    Kronika07 Korrik 2024
    Policia e Kosovës është ende në kërkim të burgosurit Faton Hajrizit, i cili akuzohet për vrasje. I dyshuari u arratis nga burgu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.