×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berisha: Nesër do të mbushim sheshin si asnjëherë më parë

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2022

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka përsëritur edhe një herë se opozita do të dalë për të protestuar ditën e nesërme, kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

    Kryedemokrati bëri të ditur se populli opozitar do t’i mbushë rrugët e sheshet për të mbrojtur vlerat europiane, tmerrësisht të rrezikuara sipas tij, nga kryeministri Edi Rama.

    Berisha u shpreh se me protestën e 6 dhjetorit, opozita ka si synim që t’i tregojë lidershipit europian se ai që përfaqëson Shqipërinë në samit, e ka sipas ish-kryeministrit, pushtetin të ngritur mbi votën e vjedhur.

    “Nesër ne, populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane, tmerrësisht të rrezikuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, e do lirinë, dinjitetin njerëzor dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë. Ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve, Edi Ramën për t’i dëshmuar lidershipit europian se njeriu që qëndron si përfaqësues i Shqipërisë e ka pushtetin dhe karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, mbi drogën, trafiqet, dinako-shtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend europian. Ai ulet aty si kryeministër i Shqipërisë, por edhe si krye-hajduti i Shqipërisë,” u shpreh Berisha.

    Lideri i demokratëve paralajmëroi se ditën e nesërme rrugët do të mbushen si asnjëherë më parë.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.