×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Komuna e Pejës po “vlon” prej korrupsionit

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Ndonëse janë partner koalicionii në nivelin qendror, AAK-ja  nuk po e kursen nënkryetarin e LDK-së, Gazmend Muhaxherin.

    Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, i cili ka qenë edhe kryetar i Pejës, në një prononcim për portalin FrontOnline, ka folur, siç ka thënë ai, për keqmenaxhimin e kësaj komune nga kryetari Gazmend Muhaxheri.

    Berisha tha se Muhaxheri duhet të merret me parandalimin dhe ndërprerjen e proceseve korruptive që ndodhin në Komunën e Pejës

    “Po dihet që në komunën e  Pejës kanë telashe që shumë vite me menaxhimin e rregullt të Komunës, shumë raste janë në prokurori. Disa nga  bartësit e funksioneve në Komunë tashmë janë të dënuar dhe disa të tjerë janë në procedura gjyqësore, mirëpo me qenë se postet  e tilla janë politike bartës të kryetarit, atëherë  AAK-ja e drejton gishtin nga kryetari i Komunës në mënyrë që ai duhet të merret me parandalimin dhe ndërprerjen e proceseve korruptive që ndodhin në Komunën e Pejës”,  deklaroi Berisha.

    Ai tha se disa nga drejtorët në Komunën e Pjesë dhe stafi politik i kryetarit kanë qenë në procese gjyqësore për të cilët tashmë ka edhe vendime.

    “Dihet se në procedura gjyqësore ka qenë drejtori I inspektoratit në Komunë mandej  shefi I kabinetit të Kryetarit mandej zyrtari ligjor i kryetarit të komunës d.m.th. të gjitha këto janë raste të trajtuara nga Gjykata dhe për disa prej tyre ka vendim gjyqësor. Gjithashtu janë edhe shumë procese të tjera të cilat janë në procedura gjyqësore në gjykatat e ndryshme”, tha ai.

    Ish-kryetari i Pejës, foli edhe për dhënien e tenderëve në këtë Komunë.

    Ai akuzojë Komunën e Pejës se iu ka dhënë  tender kompanive të cilat kanë ofertuar me çmime më të lartë.

    Berisha tha se dhënia e këtyre tenderëve le vende për dyshime për korrupsion.

    “Dihet që Komuna e Pejës ka problem me ndërrimin e pronave që flitet për keqpërdorimi të pronës komunale në procesin e ndërrimit të pronave, ka shumë ndërtime pa leje dhe shumë procese tjera, dhënia e  tenderëve të kompanive të cilat me procedura apo në procesin e tenderimit nuk janë më të lira por janë të dytat  të tretar apo të katërta dhe të gjitha këto lejnë vend për dyshime për korrupsion”, tha ai.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...
    Lajme11 Shtator 2024
    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Përmes...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali....
    Të tjera
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Hisen Berisha, e ka mirëpritur...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy, mbërritën në Kiev të mërkurën për një seri takimesh...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.