×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: KFOR duhej t’i njoftonte autoritetet në Kosovë për patrullimin e ushtrisë serbe në Karaçevë

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ushtaraku Hisen Berisha duke folur për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kamenicë ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po flasin me gjuhën e shtetit

    “Janë dy ditë pas dhe gjërat kanë filluar të kthjellen. Institucionet e Kosovës ende nuk po dinë apo s’po duan të dinë, apo nuk kanë mësuar të flasin me gjuhën e shtetit. Kjo hyrje ne Kosovë është recidiviste, nuk është hera e parë – i kanë lidhur policët, kanë hyrë në Gazivodë, po kjo njësi dhe ka hequr flamurin.. Nuk është diçka që ka ndodhur sot por reagimi i inat i Kosovës nuk është konform Kushtetutës dhe gjuhës që përdor shteti”, ka thënë Berisha.

    “Kompetencat e KFOR dihen. Problemi është se kemi tre natyra të reagimeve brenda vendit; qëndrimi zyrtar i KFOR, qëndrimi zyrtar të institucioneve qeveritare që është i kamufluar pas qëndrimit të KFOR-it dhe qëndrimet emocionale të grupeve të caktuara që nuk kursehen të përfitojnë edhe në fatkeqësi”.

    Ai në Info Magazine ka theksuar se KFOR është dashur t’i njoftonte institucionet e Kosovës për patrullimin e përbashkët me xhandarët.

    “Njoftimi i KFOR ka qenë deklarimi “se kemi marrëveshje me forcat e Serbisë për patrullime të sinkronizuar. KFOR  e ka kryer këtë patrullim. Realiteti në terren i filmuar dhe i deklaruar po del se nuk ka pasë patrullim të përbashkët. Por unë dua t’i besoj KFOR. Për një patrullim të tillë është dashur të informohen institucionet qeveritare të Kosovës”.

    “Është dashur për çdo veprim ushtarak që të informohen edhe qytetarët. Qytetarët nuk është dashur të shqetësohen. Çka sikur të ndodhte diçka …ka luftëtarë në atë zonë që do të mund t’i pushkatonte ata 11 ushtarë serbë. Do të kishim një incident të përmasave ndërkombëtare. Do të mund të ndodhte diçka edhe më e keqe. Pastaj do të vinte në pyetje veprimi i intensifikuar i KFOR., Problemi është te mosinformimi i institucioneve të Kosovës dhe dalja me deklaratë të kamufluar”.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.