×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i PDK-së: Informacioni i Konjufcës se do të ketë sulm nga ushtarët serb në Kosovë është shqetësues

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Hisen Berisha nga PDK thotë për “Front Online” se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca që në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim eventual në Kosovë, është mjaftë shqetësuese.

    Sipas deputetit të PDK-së, plasimi i një informacioni të tillë bëhet nga njëri prej tre akterëve kryesor të shtetit, ku kanë informatën e drejtpërdrejtë nga mekanizmat e vendit.

    “Ne si Komision nesër do të mblidhemi, kështuqë nuk ka pasur ndonjë thirrje urgjente për të debatuar një temë të tillë. E dyta, një informacion i tillë është shqetësues të plasohet nga kryetari i Kuvendit, sepse konsiderohet ndër tre personalitetet kryesore që duhet ta kenë informatën e drejtpërdrejtë nga mekanizmat e sigurisë së vendit”, tha ai.

    Ndonëse Berisha nuk mendon që një gjë e tillë mund të ndodhë, që serbët mund të sulmojnë në Kosovë.

    “Ajo që unë mendoj, sado që në Serbi mund të ketë të tilla lëvizje, përgatitje, stërvitje etj.., nuk besoj se kanë mundësi të sulmojnë në Kosovë nëqoftëse këtu ka një KFOR, një forcë të Kosovës të anëtarësuar nga NATO-ja e cila me rezolutë ndërkombëtare ka mandatin e garantimit edhe të sigurisë së vendit”, tha Berisha.

    A rrezikohet sërish Kosova nga një sulm eventual nga Serbia? Deputeti i VV-së: Nëse nisen, e marrin përgjigjen e duhur

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar qytetin e Ferizajt, komunë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij,...
    Lajme04 Korrik 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.M. dhe H.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges. Osmani e Franges folën...
    Të tjera
    Sport04 Korrik 2024
    Në ekipin e parë spanjoll prej disa kohësh janë aktivizuar protokollet për mbrojtjen e fëmijëve. Gjithçka që kërkon ligji u aktivizua kur...
    Lajme04 Korrik 2024
    KOSTT ka publikuar Raportin e Auditorit të Pavarur për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2023. Auditori i pavarur ligjor ka dhënë opinion...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Në Dhërmi sot ka pasur zjarr, i cili bëhet e ditur se është përhapur edhe si pasojë e erës së fortë. Në...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, më 3 korrik ka festuar ditëlindjen e 56. AI përmes një postimi...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje të Thethit në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook. Ai përmes këtij...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka qëndruar sërish pas pretendimit të tij se dronët “Bayraktar” të Kosovës ishin ngritur më 5...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.