Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk i njeh Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, e mirërpriti këtë deklaratë të ish luftëtarit të tij.
“Forma e arrestimit ka qenë me i përulë personalitetet UÇk-së. Të gjithë luftëtaret e vertet shkojnë kudo. Nuk i ikin drejtësisë. Nasimi nëse do të ishte ftuar si njeri do të shkonte. Me erdh mirë qe edhe Nasimi e tha atë qe duhej thënë në Hagë”, u shpreh ai në Prime Time të Kanal 10.