×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa”

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për votat nga “Romani Iniciativa”.

    Berisha përmes një komunikate për medie, ka theksuar se ankesën e tyre në Gjykatën Kushtetuese do e deponojnë gjatë javës së ardhshme, për faktin që, siç ka thënë ai, për të dëshmuar që si PLE nuk do të dorëzohen para padrejtësive.

    Komunikata e plotë:

    KomunikatëDisa javë më parë ne si subjekt politik, Partia Liberale Egjiptiane – PLE, me gjithë forcën tonë intelektuale dhe argumentet tona kushtetuese dhe ligjore tentuam që të argumentojmë para opinionit të gjerë dhe institucioneve të drejtësisë për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa” e cila mbrëmë e dëshmoj me mos prezencën e deputetit nga radhët e këtij subjekti politik që është e ndikuar dhe është produkt i atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.Edhe për kundër të gjitha reagimeve të mia , shumë përsonalitete politike heshtën, po ashtu edhe institucionet e drejtësisë si PZAP dhe Gjykata Supreme e legjitimuan votën e pa vlefshme duke e lejuar që pikërisht ajo votë të vendos për fatin e Kosovës duke e dëmtuar drejtëpërdrejtë demokracinë e vendit!
    Aq më tepër këto ditë “Romani Iniciativa” u “shpërblye” me një post të zv Ministrit nga Qeveria e Kosovës! Mbesim me shpresën e vetme tek Gjykata Kushtetuese që do e korigjoj këtë padrejtësi të bërë ndaj nesh dhe Kosovës në përgjithësi.Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit Egjiptian dhe Kosovës në tërësi!Me respektVeton BerishaKryetar i Partisë Liberale Egjiptiane

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Një veturë raportohet se është vjedhur në Prishtinë. Këtë e ka raportuat në polici, pronarja e veturës “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së...
    Lajme12 Tetor 2024
    Analisti amerikan Charles Cupchan tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah po i mbarojnë paratë, thonë studiuesit për Zërin e Amerikës, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur...
    Lajme12 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në një njoftim për media thuhet se në nga ora  11:00...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale...
    Sport11 Tetor 2024
    Gjermania ka triumfuar ndaj Bosnës dhe Hercegovinës, ndërsa Holanda nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Hungarisë. Të premten janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.