×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha ankohet në Kushtetuese për votat e Iniciativës Rome

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativ” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

    Berisha pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë në formën më të shpejt të mundshme, pasi sipas tij, dëmet që iu janë shkaktuar komunitetit egjiptian janë të mëdha.

    “Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.

    Ish deputeti Berisha që po i konteston votat e deputetit Fadil Gashi nga “Romani Iniciativ”, thotë po e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe të PZAP-së, siç tha për faktin që ai vendim ka qenë i mangët, i një anshëm dhe i padrejtë ndaj egjiptianëve.

    “Nëse nuk ndryshon komuna e Graçanicës ka me mbetur prapë vatra e orkestrimit të manipulimit të votave, ku pasojat prapë do të jenë të mëdha. Në momentin kur u kërkua vota për t’u votuar presidentja, deputeti i iniciativës rome erdhi në ditën e dytë, jo në ditën e parë. Sigurisht që këtu qëndron diçka mbrapa”, tha Berisha.

    Ai po ashtu tha se vet fakti që iu kanë anuluar 900 vota kësaj iniciative, tregon që ka pasur orkestrim të votave, dhe për këtë iu kanë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta vërtetuar kushtetutshmërinë e vendimit edhe të Gjykatës Supreme.

    Berisha po ashtu ka dorëzuar ankesë edhe tek Avokati i Popullit për shkak, që siç tha ai me këto veprime të institucioneve ka elemente të shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë bërë nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, me ftesë të kancelarit të...
    Lajme14 Tetor 2024
    Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit që nisi në drekë për të diskutuar çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim asistent Sekretaren e Përgjithshme të UNDP-së, Ivana Zhivkoviq. Përmes një komunikate, bëhet e...
    Të tjera
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria do të zbresë sonte përsëri në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në...
    Vip14 Tetor 2024
    Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, thotë se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, ndërsa...
    Vip14 Tetor 2024
    Big Brother Vip Kosova edhe pak ditë është gati për edicionin e ri televiziv. Para pak minutave faqja zyrtare e BBVK, bëri...
    Sport14 Tetor 2024
    UEFA e ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor që ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin U21, Luksemburgu –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.