×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqiroviq bën thirrje që BeH t`i heqë vizat për shtetasit e Kosovës

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka thënë të martën në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Sërpska nëpër institucione shtetërore t’i ndihmojnë Bosnjës në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Ai e ka komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur në organizimin e sivjetmë të Procesit të Berlinit, se prej 1 janarit të vitit tjetër, shtetasit e Bosnje-Hercegovinës do të mund të hyjnë në Kosovë vetëm me letërnjoftime.

    Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

    Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së.

    “Pas këtij vendimi të marrë nga Kurti, pres që edhe brenda Bosnje-Hercegovinës, kur është fjala për përfaqësuesit e entitetit të Republikës Sërpska nëpër institucione shtetërore, që të na ndihmojnë në marrjen e hapave adekuatë për t’i zbatuar plotësisht marrëveshjet që ka nënshkruar Bosnje-Hercegovina në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka thënë Beqiroviq, pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili gjendet për vizitë në Bosnje.

    Prej janarit të këtij viti shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Zonës Schengen, por ende u duhet vizë për të hyrë në Bosnje-Hercegovinë, për shkak të kundërshtimeve të përfaqësuesve të entitetit serb, Republikës Sërpska.

    Bosnje-Hercegovina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

    Në konferencën për media, të mbajtur me presidentin e Shqipërisë, Beqiroviq e ka përshkruar Kurtin si “mik të mirë” dhe vendimin e tij për heqje vizash si “të pazakonshëm në këtë rajon”.

    “Është e rëndësishme për gjithë Bosnjën dhe për gjithë rajonin, dhe ne duam të dërgojmë mesazh të rëndësishëm”, ka thënë Beqiroviq, kur ka bërë thirrje për zbatim të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Një prej marrëveshjeve të arritura është edhe heqja e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, por ajo nuk është ratifikuar ende nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës.

    Ratifikimi është bllokuar nga përfaqësues të autoriteteve të Republikës Sërpska, të udhëhequr prej partisë së Millorad Dodikut./REL

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të USAID-it, në hapësirat e Klan Arenës u organizua një pritje. Në mesin e të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dy deputetët e komuniteteve jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha nga partia e goranëve “Jedinstvena Goranska Partija”, dhe Fadil Gashi nga...
    Lajme22 Tetor 2024
    Prishtina dhe Beogradi ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër mbi hapat që do të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme...
    Lajme22 Tetor 2024
    Time Kadrijaj nga AAK komentoi vizitën e O’Brien, duke theksuar se ajo është pjesë e një serie vizitash për shkak të situatës...
    Lajme22 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se gjatë periudhës tremujorit të fundit ka deklaruar se i ka shpenzuar 351...
    Opinione22 Tetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Presidentja aktuale duhet të largohet nga detyra për shkak të procesit të kontaminuar dhe të pandershëm që çoi në...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me Haluk Bayraktarin, shefin e kompanisë që prodhon dronët e njohur turk....
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, njëherit nënkryetare e PDK-së, komentoi vizitën e Ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.