Hajdar Beqa kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 14 shkurtit është takuar më një numër të madh të bashkëluftuesve të Zonës së Llapit, ku atyre iu ka premtuar trajtim më të dinjitetshëm Institucional, nëse arrin të marrë besimin e tyre për të qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Më tutje Beqa para shumë të pranishmeve ka shpalosur programin ekonomik të PDK-së, që sipas tij është i vetmi prej të gjitha partive politike që premton zhvillim ekonomik.
Gjatë bashkëbisedimeve me ish veteranë të UÇK Beqa ka dëgjuar problemet e shumta të tyre e që iu ka premtuar zgjidhje nëse partia që i përket atij do drejtoj Qeverinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme.
Beqa gjatë dy mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës është veçuar për angazhim maksimalisht në hartimin e shumë ligjeve, të cilat janë duke u aplikuar aktualisht.
Përndryshe Beqa që nga filli i luftës së bashku me dy vëllezër ka qenë aktiv në luftën frontale kundër ushtrisë serbe, ku gjatë betejave të shumta ai është plagosur rëndë, e ku pasojat i vuan edhe pas 20 vitesh.
(Artikull i sponsorizuar si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit)