Donaldi dhe Beniada kanë krijuar një miqësi të mirë me njëri-tjetrin në Big Brother VIP dhe kalojnë një pjesë të mirë të kohës bashkë.
Së fundmi, Beniada ka pësuar një incident teksa ka qenë duke luajtur me Donaldin.
Dyshja kanë lagur njëri-tjetrin me ujë dhe në një moment modelja ka rrëshqitur në dysheme. Ajo është përplasur në tokë, mirëpo ndonëse e rëna duket goxha e fortë, Beniada e ka marrë me të qeshura.
‘Çfarë bën moj budalle, çohu se le nam, o Zeno o motër’, i ka thënë Donaldi. Modelja është shprehur se është dërrmuar, duke nënkuptuar se është vrarë.