Ben Affleck ka vlerësuar lartë ish të fejuarën e tij, Jennifer Lopez. Ndërsa ka folur për revistën ‘InStyle’ rreth historisë së tyre të dashurisë, Affleck duartrokiti ish-in e tij dhe etikën e saj të punës, duke e quajtur këngëtaren-aktoren si “personin më punëtor” që ka hasur ndonjëherë në industrinë e shoubiznesit.
Affleck, 48 vjeç dhe Lopez, 50 vjeç, ishin fejuar nga viti 2002 deri më 2004. “Mendoja se kisha një etikë të mirë pune”, tha Affleck , “por unë isha përulur dhe i tronditur nga ajo që Jjenifer ishte në gjendje të bënte ditë për ditë, serioziteti me të cilin ajo e mori punën e saj, qetësia dhe mënyra e përkushtuar e saj për të përmbushur qëllimet e saj, dhe pastaj se si kthehej dhe dyfishonte përpjekjet e saj.
Ajo mbetet, deri më sot, personi më i zellshëm që kam hasur në këtë biznes. Ajo ka talent të madh, por gjithashtu ka punuar shumë për suksesin e saj dhe unë jam aq i lumtur për të sepse më në fund duket se po merr shpërblimin merituar”. Fituesi i Oskarit më vonë shtoi për J.Lo: “Ku po e mbani burimin e rinisë? Pse dukeni njësoj si në vitin 2003 dhe duket sikur jam në të 40-at… në rastin më të mirë?”.
Affleck dhe Lopez u fejuan në 2002. Ish çifti – i cili luajti së bashku në filmat “Jersey Girl” dhe “Gigli”, në vitin 2003 kishin shtyrë dasmën vetëm tri ditë para ceremonisë , para se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2004./FrontOnline/