×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu dyshon se ka korrupsion milionësh në ministrinë e Shëndetësisë

    FrontOnline
    29 Shkurt 2024

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se në shëndetësi nuk ka zhvillim nga Qeveria Kurti, por sipas tij ka vetëm degradim. Sipas tij në MSH ka korrupsion dhe keqpërdorime.

    Deputeti Haxhiu, ripërsëriti se në fushën e shëndetësisë në Kosovë ka keqpërdorime dhe jo zhvillim.

    “Qeveria kishte premtuar reformim në sektorin e shëndetësisë, ndërsa për tri vite ne kemi degradim. Kishte premtuar zhvillimin e sistemit shëndetësor ndërsa ne po shohim se ka keqpërdorime dhe nuk ka zhvillim. Kishte premtuar miratimin e strategjisë pët shëndetësi ndërsa për tri vite nuk ka qenë në gjendje me pru në Kuvend për miratim strategjinë…”, tha Haxhiu në Pressing.

    “Si është e mundur të rritet buxheti për 60 milionë euro për barna, ndërsa në tenderin për barnat e listës esenciale vetëm një kompani i ka fituar 20 milionë euro. Tash a është rastësi që anëtarja e atij komisioni për hartimin e kësaj liste për barnat esenciale të jetë edhe aksionar i kompanisë fituese të tënderit”, shtoi ai.

    “Ka korrupsion, këtë e ka hetu evidentu edhe auditori edhe në raportin e 2021 dhe 2022. Auditori ka evidentu mbi 15 milionë e 600 milionë euro keqpërdorime në sektorin e barnave dhe pajisjeve të tjera”, u shpreh Haxhiu.

    “Brenga jonë ishte për disa klinika që funksionin me sukses, por janë degradu dhe listat e pritjes për operacione dhe trajtime janë rritur”, tha ai.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.