×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha: Nuk i kam ndryshuar mendimet për LDK-në, VV-ja e teproi dje në Kuvend

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka komentuar veprimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj.

    Berisha e ka cilësuar si të tepruar kundërshtimin e deputetëve të VV-së për pjesëmarrjen e Driton Selmanajt në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se Selmanaj nuk kishte për qëllim ofendimin e Saranda Bogujevcit.

    “Mendoj që ka qenë e tepruar, e kemi trajtuar atë temë dhe nuk ka pas për qëllim Driton Selmanaj me ofendu atë vajzën (Saranda Bogujevcin), mirëpo kjo u bë pastaj prej mediave shkoj në drejtim, e këta nuk po dinë me u nal tash. Po m’duket që është e tepërt”, tha Berisha.

    Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar lirimin nga detyra të shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashi. E për këtë Berisha thotë se ende nuk e kanë parë raportin se pse atij iu kërkua lirimi i detyrës. Ndërsa thotë se nuk mund të vlerësojë nëse është i drejtë apo jo.

    Berisha rreth dy vite më parë, deputetët e partnerit të koalicionit, LDK-së, i pati përshkruar si të çrregullt dhe se i mbushin xhepat me para.

    “Këta rrinë si të çrregullut, flokët diqysh s’i prejnë, rrinë me mjekërr me syza, doken që janë t’meçëm po s’janë të meçëm hiç. A aty rrinë edhe paret i shtinë në xhep. Pshtjellen me flamur dardan, mërziten për Presidentin, vec si xhepat i mushin paret plot, po krejt kohën janë të përmallushëm për presidentin”, pati thënë Berisha.

    I pyetur nëse e ka ende mendimin e njëjtë për partnerët e koalicionit, ai thotë se mendimet nuk i ka ndryshuar, por nuk dëshiron që në këtë kohë t’i komentojë deklarata që i ka thënë më parë.

    “Unë i kom thon ato në kohën kur i kam thënë. Mendimet nuk i ndryshoj, mirëpo pak po më duket e tepërt me i komentu dmth deklaratat që i kam thënë”, thotë Berisha për Express.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin...
    Lajme23 Prill 2025
    Shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të homologut të saj, Alexander...
    Lajme23 Prill 2025
    Më shumë vransira parashihen mbi vend ditën e enjtë, e rrebeshet e shiut ka gjasa të shfaqen që nga orët e mëngjesit....
    Të tjera
    Sport23 Prill 2025
    Llapi është finalist i Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka konfirmuar dominimin ndaj Drenicës edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales. Skuadra...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ftuar në FRONTAL në T7, ka komentuar situatën e krijuar në kuvend, duke...
    Sport23 Prill 2025
    Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit...
    Vip23 Prill 2025
    Artisti kosovar Gjesti ka bërë faljen e radhës. Pasi fitoi çmimin e madh ai ndau dy selfie ku krahas pozave vëmendja ishte...
    Lajme23 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Deçan rreth orës 11:30 ka marrë një informatë dhe fotografi të...
    Lajme23 Prill 2025
    Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Ilir Abdullahut, i cili akuzohet se në bashkërkyerje me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.