×
  • Lajme
  • Lajme

    Behrami i PDK: Kurti dhe Osmani po i përdorin institucionet shtetërore për të krijuar vonesa të pajustifikueshme

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Deputet i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, për FrontOnline ka folur rreth procesit të stërzgjatur të zgjedhjeve.

    ‘’Qytetarët më 9 shkurt e kanë dhënë testin e demokracisë, duke ushtruar të drejtën e tyre për të votuar’’ tha ai.

    Behramaj thotë se Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë përdorur institucionet shtetërorë për të krijuar vonesa të pajustifikueshme.

    ‘’Që nga 10 shkurti, kryeministri në ikje, Albin Kurti i amnistuar nga Presidentja në ikje, Vjosa Osmani, kanë përdorur institucionet shtetërorë për të krijuar vonesa të pajustifikueshme. Vonesat janë të qëllimshme dhe politike! Këto vonesa i konvenojnë vetëm Kurtit, ngase Qeveria e tij është e lirë, pa mekanizmin mbikëqyrës që është Kuvendi i Kosovës’’ deklaroi Behrami për FrontOnline.

    Sipas tij është e pa-tolerueshme heshtja e Presidentes Osmani në këtë rast.

    ‘’Është e pa-tolerueshme heshtja e Presidentes, e cila është përgjegjëse për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Kosova si kurrë më parë ka nevojë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, konstituimin e Kuvendit ‘’, shprehet ai.

    Behrami potencon se Kosova ka shumë nevojë për formimin e Qeverisë.

    ‘’Kosova si kurrë më parë ka nevojë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, konstituimin e Kuvendit. Dhe për mua ballafaqimi me padrejtësitë të Gjykatës Speciale duhet të jetë prioriteti mbi të gjitha prioritetet‘’ përfundoi Behrami për FrontOnline.

    Vonesa e krijimit të institucioneve/ Analistët: VV-ja e zvarritë procesin derisa të “blejë” deputetë nga opozita

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë...
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet...
    Lajme22 Mars 2025
    Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy persona në dy raste të ndara janë dërguar në mbajtje,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur lidhur me deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Nesër, Papa Françesku do të bëjë daljen e tij të parë publike pas pesë javësh, ku do të bekojë dhe do të...
    Lajme22 Mars 2025
    Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka thënë se administratën Trump e sheh si rrugë...
    Kronika22 Mars 2025
    Një përleshje mes disa personave ka ndodhur këtë të shtunë në Ferizaj. Sipas pamjeve shihen dy persona duke u përplasur fizikisht me...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Në Ulqin, në afërsi të urës mbi Port Milenë, sot u mbajt protesta e radhës e ulqinakëve ku u përsërit kërkesa e...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë të premten në Las Cruces, New Mexico,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.