×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli i reagon Ganimete Musliut: Askush nuk ka të drejtë të sulmojë askënd duke përdorur fëmijët

    FrontOnline
    25 Mars 2021

    Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratës së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

    Musliu, duke iu referuar lidhjes së Kurtit me Norvegjinë, prej nga vjen edhe gruaja e tij, tha se fëmijët e kryeministrit nuk e flasin as gjuhën shqipe, dhe kjo sipas saj është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë me një kryeministër të vendit.

    Për këtë, Pacolli tha se askush nuk ka të drejtë të sulmojë askënd duke përdorur fëmijët.

    “Askush nuk ka të drejtë të sulmoj askënd duke përdorur fëmijët. Fëmija është i shenjtë për çdo prind pa marrë parasysh kush është ai dhe çfarë profesioni ushtron”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

    Ai tha se janë munduar ta sulmojnë edhe atë se fëmijët e tij nuk flasin shqip, përderisa thotë se ata flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë.

    “Fatkeqësisht edhe mua janë munduar të më sulmojnë se “fëmijët e mi nuk flasin shqip” (Ata flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë). Ne sot jetojmë në një botë ku fëmijët mësojnë disa gjuhë në të njëjtën kohë, dhe të gjithë fëmijët janë njësoj të veçantë në zemrat tona. Është e rëndësishme që ne të rriturit t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë, të flasin në çfarë gjuhe duan. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij. Fëmija është pasuria më e madhe në jetë”, ka shkruar Pacolli.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova ka folur për koalicionet e mundshme paszgjedhore që Lista Guxo e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e shkaktuar nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku. Nga prokuroria e kanë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci ka thënë se krerët e LDK-së dhe PDK-së po e rivalizojnë atë sa i përket organizimit të...
    Të tjera
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sekretari i “Nisma Socialdemokrate”, Bilall Sherifi i ka komentuar për “Front Online” përgjimet e publikuara ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radojçiqit. Sherifi ka deklaruar se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Driton Selmanaj e ka komentuar për “Front Online” bisedën e fundit mes Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP-së...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka përgatitur një dokument për kryeministrin Albin Kurti në të cilin i ka propozuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.