×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli fiton hotelin “Grand” në Gjykatën e Arbitrazhit

    FrontOnline
    04 Janar 2025

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka fituar betejën për hotelin “Grand”, në Gjykatën e Arbitrazhit.

    Pacolli ka thënë se kompania e tij “Mabco Construction Int”, ka fituar drejtësisht arbitrazhin në rastin e hotelit Grand ndaj shtetit të Kosovës.

    “Më në fund, kompania ime “Mabco Construction Int” ka fituar drejtësisht arbitrazhin në rastin e Grandit ndaj Shtetit të Kosovës”, ka shkruar tutje Pacolli, duke renditur pikat që ky vendim përmban.

    Postimi i plotë:

    Më në fund, kompania ime **Mabco Construction Int.** ka fituar drejtësisht arbitrazhin në rastin e Grandit ndaj Shtetit të Kosovës. Vendimi parashikon që Qeveria e Kosovës duhet:

    1. **Të rikthejë shumën e paguar nga Mabco** për një objekt që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, megjithëse pagesa ishte kryer në kohë (në vitin 2006).

    Ky triumf në arbitrazhin ndërkombëtar është një sinjal i qartë se **“E drejta vonohet, por gjithmonë del në dritë”**.

    Disa mesazhe të rëndësishme që sjell ky vendim janë:

    1. a) **Çfarë nuk është , kurrë nuk mund të bëhet e jotja!**
    2. b) **Një sinjal tjetër i qartë është nevoja për një sistem drejtësie të paanshëm dhe funksional**, që garanton të drejtat e investitorëve dhe i mbron ata. Vetëm në një sistem të tillë investitorët mund të kenë besim për të investuar në vend.

    Unë gjithmonë kam refuzuar çdo gjë që nuk më përkiste, por kam mbrojtur atë që është e imja.

    1. c) **Vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar, është një obligim për Qeverinë që të kthejë shumën që Mabco e pagoi në vitin 2006 në llogarinë e shtetit.

    Në këmbim, Qeveria nuk ofroi asgjë, duke refuzuar njohjen e Mabco si aksionare në objektin e blerë, ndonëse marrëveshja ishte e qartë dhe Qeveria e Kosovës ishte dy herë e informuar per këtë.

    1. d) Ky vendim nxjerr në pah poashtu edhe tentativat për mashtrim të Zylqif Berishës, i cili, me skenarët dhe njerëzit e tij të “fortë”, për 18 vite më ka shkaktuar shumë kokëçarje.

    Por, në fund, drejtësia triumfoi e Berisha mundet me e pa Hotelin Grand vetem nga distanca!

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,...
    Lajme06 Janar 2025
    I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shëprthimit aksidental të fishekzjarreve, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi. Për...
    Lajme06 Janar 2025
    Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori Mazllum Baraliu teksa ka folur për fushatën parazgjedhore, ka thënë se ndër vite Kosova është...
    Të tjera
    Sport06 Janar 2025
    Viti 2024 ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Edon Zhegrovës. Sidomos në gjashtë mujorin e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke qenë...
    Vip06 Janar 2025
    Vullneti ka analizuar lojën e Drilonit në një diskutim me Drenushën. Ai u shpreh se Driloni duhet të bëjë ndonjë veprim karshi...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shprehur mllef ndaj disa prej banoreve për siç tha pretendojnë finalen pa bërë asgjë. Specifikisht ai përmendi Sarën duke thënë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi në Nju Jork të hënën që ta shtyjë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore amerikane deri në...
    Kronika06 Janar 2025
    Sot policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të kësaj komune një person gjatë një ahengu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.